E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prioritetet e AKEP-së për vitin 2010

10/03/2010 Depozitohet pranë legjislativit raporti vjetor

Synohet përmirësimi i tregut për konsumatorin

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, institucioni i ngritur në respektim të ligjit “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ka paraqitur Kuvendit raportin e tij për vitin 2009. Në këtë raport paraqitet gjendja në vitin që shkoi, si dhe prioritetet e AKEP-së për këtë vit. “Në fund të vitit 2009 kemi 129 telefona celularë për 100 banorë dhe rritje me 13 % në linjat e telefonisë gjatë 12 muajve të fundit. Çmimet e komunikimeve nëpërmjet celularëve pësuan një rënie të ndjeshme si pasojë konkurrencës më intensive dhe rregullimit të importuar të çmimeve, kështu që çmimet tani janë më të përafruara me ato të aplikuara në vendet e Bashkimit Evropian. Në anën tjetër, penetrimi i shërbimeve me brez të gjerë në Shqipëri mbetet më i ulët”, ka nisur raportimin AKEP-ja, menjëherë pas një mesazhi të këshillit drejtues të tij. Pas një prezantimi të qëllimit të këtij institucioni, AKEP-ja rendit hapat kryesorë që do të ndërmarrë gjatë vitit 2010 për përmirësimin e tregut për konsumatorin, si: implementim i portabilitetit të numrit, masë rregullatore që mundëson ndryshimin e ofruesit të shërbimit pa ndryshuar numrin e telefonit; këshillim i konsumatorit për të pasur informacion mbi çmimet konkurruese rreth shërbimeve të telefonisë celulare, miratimi i rregullores që do të mundësojë zgjedhjen e ofruesve të shërbimeve për kryerjen e telefonatave dhe për shërbimet në brez të gjerë, si dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve jashtë gjykatës dhe pranë AKEP-së.

Telefonia celulare

Të ardhurat totale të tre operatorëve celularë gjatë vitit 2009 vlerësohen të jenë 47.6 miliardë lekë, e cila përbën një reduktim me rreth 3 për qind në krahasim me vitin 2008. Rënia e të ardhurave ka ardhur si rezultat i rënies së të ardhurave të AMC-së, Vodafon Albania, ndërsa të ardhurat e Eagle Mobile janë rritur afërsisht me 7 herë, duke rritur pjesën e tregut të kësaj kompanie nga 1 për qind në vitin 2008, në 9 për qind në vitin 2009.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›