E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet, mbi 4 mije hektare nen uje

Shtabi i Emergjencave Civile kembengul per evakuimin me force te banoreve ne zonen e nen-Shkodres qe rrezikojne permbytjet nga shkarkimi ne hidrocentralet e Vaut te Dejes, Komanit dhe Fierzes. Kreu i ketij shtabi ne Ministrine e Brendshme, Alfred Olli, tha dje se "policia dhe ushtria jane te detyruara qe te mbrojne jeten e banoreve dhe te largojne te rrezikuarit nga siperfaqet e permbytura". Por nga frika e vjedhjeve dhe niveli jo i larte i permbytjeve, nje pjese e mire e banoreve ne Dajc, Bahcallek, Obot kane refuzuar edhe dje evakuimin, duke rezistuar ne vendimin e tyre. Prefekti i Shkodres, Maxhit Cungu, u shpreh se situata eshte serioze dhe evakuimi i domosdoshem, por prej mbremjes se hene gjendja paraqitet e qete dhe niveli i ujit ka rene me disa centimetra. Por Cungu tha se perkeqesimi i kushteve atmosferike, rikthimi i reshjeve te bores dhe shiut, mund te kthehet ne nje situate dramatike ne ditet e ardhshme nese shkarkimet nga hidrocentralet do te behen te detyrueshme sikurse disa dite me pare. "Momentalisht jane evakuuar 71 familje nga zonat e Dajcit, Obotit, Ana e Malit dhe periferia e qytetit te Shkodres. Po punohet per te qene me afer banoreve ne rast rreziku dhe po behen furnizimet me ilace, ushqime dhe veshje per familjet e permbytura", deklaroi prefekti per mediet. Zonat e permbytura jane vizituar dje edhe nga kryeministri Sali Berisha dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kurse ministri i Energjetikes, Dritan Prifti tha se ne Fierze eshte nderprere shkarkimi nga portat e emergjences dhe ka rene niveli i prurjeve.
Rezultati sipas shtabit te emergjencave eshte 700 shtepi te demtuara nga permbytjet teresisht apo pjeserisht, rezervat ushqimore, materialet dhe rreth 4 mije hektare toke. Permbytjeve nuk i ka shpetuar edhe zona e Lezhes, ku pervec shkarkimeve ne hidrocentralet e Shkopetit dhe Ulezes kane ndikuar edhe baticat e detit Adriatik, qe zhyten ne uje zonat e Shengjinit, Fushe-Kuqes dhe Tales. Dhjetera shtepi jane nen uje, nderkohe qe forca te shumta te policise dhe ushtrise operojne ne terren me mjete dhe barka lundrimi. Per fat te mire nuk ka pasur viktima ne njerez dhe situata eshte nen kontroll.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›