Akuza kërkon ripyetjen e kryeinspektorit Kaja
15/04/2011 Nga pista politike s’del asnjë detaj për identifikimin e atentatorëve
Dëshmia në spital u mor në kushtet e tronditjes emocionale
TIRANE-Prokuroria e Tiranës kërkon ripyetjen e drejtorit të Inspektoratit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës, Ardit Kaja, pasi në motivin e heqjes së flamujve që ai adresoi grupin hetimor, s’është arritur të zbardhet asnjë detaj lidhur me dy atentatorët. Kërkesa e akuzës mësohet se i është lënë për ekzekutim policisë gjyqësore, e cila pritet që në ditët në vijim të rimarrë dhe një herë në pyetje Ardit Kajën, i cili një javë më parë i shpëtoi mrekullisht një atentati me armë në qendër të Tiranës. Hetues të çështjes kanë ngritur dyshime të arsyeshme se ngjarja në fjalë s’ka lidhje me përplasjen e Kajës me militantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, por ndonjë konflikt për shkak të detyrës apo ndonjë problem tjetër mund të ketë qenë shkaku i goditjes me armë zjarri të shefit të inspektoratit ndërtimor në bashkinë e kryeqytetit. Për këto dyshime, oficerë të policisë gjyqësore do ripyesin Kajën, e mësohet se do t’i kërkojnë këtij të fundit të reflektojë duke kujtuar konfliktet që ai ka pasur gjatë ushtrimit të detyrës së tij. Momentalisht Ardit Kaja është pyetur vetëm një herë nga policia në ambientet e Spitalit Ushtarak, ku mendohet se dëshmia mund të jetë marrë në kushtet e tronditjes psikike apo emocionale, çka ka sjellë pohimin e pistës politike nga ana e drejtorit Kaja. Veprimet hetimore të kryera lidhur me këtë çështje tregojnë se dy persona me motor kanë qëlluar me një plumb në këmbë shtetasin Ardit Kaja. Ky i fundit mendohet se ka parë prej disa metrash mjetin që po afrohej në drejtim të tij dhe ka tentuar të hyjë me shpejtësi në makinë, veprim që duket se ka qenë vendimtar për të. Ngjarja ka ndodhur afër Bashkisë së Tiranës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku autorët, pasi kanë qëlluar me një pistoletë me silenciator, janë larguar në drejtim të pallateve 9-katëshe duke humbur gjurmët. Burime jozyrtare pranë Policisë së Shtetit e lidhën ngjarjen me atentatin e biznesmenit Dritan Avllaj dhe biznesmenit tjetër Sauku, makinës së të cilit i kishin vendosur një sasi tritoli. Mirëpo, pavarësisht kësaj lidhjeje, prokuroria e Tiranës ende nuk ka mbledhur prova, për të dalë me një version zyrtar mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi një javë më parë në qendër të kryeqytetit.