E Diel, 1 Nëntor 2026

Naço: Industria me fason, konkurrues në tregje

15/04/2011  

Vlerësohet heqja e taksës

Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço, shprehu mbështetjen dhe vullnetin e qeverisë për ta kthyer biznesin e prodhimit të veshjeve në një sektor biznesi konkurrues dhe të denjë në tregjet rajonale dhe globale. Ai mori pjesë në workshopin “Zhvillimet potenciale të industrisë së veshjeve në Shqipëri”, i organizuar nga Dhoma e Fasonistëve të Shqipërisë dhe GIZ. Naço vlerësoi si një hap shumë të rëndësishëm konkretizimin e projekteve të biznesit të prodhimit të veshjeve për të hyrë seriozisht në tregun gjerman, duke krijuar mundësi të reja jo vetëm në rritjen e kapaciteteve prodhuese, por edhe duke intensifikuar bashkëpunimin teknik dhe financiar në funksion të ideve dhe projekteve të reja, si dhe ndërkombëtarizimin e kompanive të industrisë së prodhimit të veshjeve. “Ministri vlerësoi vendimin e fundit për heqjen e taksës doganore prej 12.5 për qind për lëndën e parë të importit, në mënyrë që nga njëra anë të ndihmojë maksimalisht kompanitë që realizojnë aktualisht prodhimin me cikël të mbyllur, por nga ana tjetër të shërbejë si nxitës për ato kompani që aspirojnë të realizojnë këtë tip prodhimi, që padyshim është e ardhmja e afërt e industrisë fasone. Ministri i Ekonomisë garantoi biznesin fason se do të gjejë përgjigje për shumë çështje që influencojnë rritjen dhe qëndrueshmërinë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›