Komuna e Bushatit rihap debatet politike në KQZ
15/04/2011 PD: Problemet në Bushat u shkartuan nga komisionerët e Partisë Socialiste
PS: Prefekti të na sjellë një propozim tjetër, pasi është zonë problematike
Caktimi i vendit të numërimit të votave në ZAZ-në 41 të komunës së Bushatit në Shkodër është bërë objekt debati mes mazhorancës dhe opozitës në mbledhjen e djeshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Propozimi i prefektit të Shkodrës, Maxhid Cungu, që “qendra e numërimit të votave të jetë godina që u përdor edhe në zgjedhjet e kaluara”, është kundërshtuar nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste në KQZ. Genc Gjonçaj, duke iu referuar incidenteve të ndodhura në këtë zonë në zgjedhjet e 2009-s, i ftoi anëtarët e KQZ-së që të jenë të matur në vendimin e tyre. “Pa dashur të përmend incidentet nga banorët, kjo godinë është një magazinë që ka qenë dikur stallë derrash. Ka 10 dritare dhe katër dyer, gjë që e bën atë jofunksionale për nevojat tona. Është thënë nga ne edhe gjatë zgjedhjeve të kaluara kjo, dhe po e përsërisim sërish sot (dje), që s’bën për vend të numërimit të votave”, tha Gjonçaj, i cili propozoi më pas që “KQZ-ja t’i kërkojë prefektit të Shkodrës të na sjellë propozime të tjera, pasi nuk është i vetmi objekt privat në atë zonë, që mund të na ofrohet.” Por akuzave të Gjonçajt për incidentet në komunën e Bushatit, u është përgjigjur përfaqësuesi i përhershëm i PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti. “S’besoj se ka qenë ai vend që ka sjellë shqetësime. Por këto shqetësime kanë ardhur nga komisionerët e Partisë Socialiste, të cilët kanë braktisur detyrën në ditën e zgjedhjeve, duke u larguar nga komisioni”, tha Kosovrasti.
Vendimi
Për shuarjen e debatit u desh ndërhyrja e kreut të KQZ-së, Arben Ristani, i cili duke u bashkuar me shqetësimin e ngritur nga Gjonçaj për VNV-në e komunës së Bushatit, theksoi se “do t’i kërkojmë prefektit një godinë jashtë zonës së Bushatit, që do eliminojë çdo incident të mundshëm në këtë zonë”. Sidoqoftë, vendimmarrja për caktimin e vendit të numërimit të votave për ZAZ-në 41 u shty nga KQZ-ja për sot.
Debati për Bushatin
Gjonçaj - Caktimi i kësaj godine për numërim votash është i qëllimshëm në dëm të PS-së.
Ristani - S’mund t’i frysh kësaj historie me argumentime politike, kështu që e lëmë këtë muhabet.
Gjonçaj - Kam një problem me ty zoti kryetar, se unë mendoj në kokën time. Ju kërkoni të fajësoni PS-në për çdo gjë.
Ristani - Po ju e keni fajin. Dhe kjo është fakt që PS-ja bllokoi numërimin e votave në Bushat.