Obama: Irani t’i lirojë menjëherë alpinistët amerikanë
Presidenti amerikan, Barack Obama, i ka bërë thirrje Iranit, që “menjëherë t’i lirojë” tre alpinistët amerikanë, që po mbahen në këtë vend për një vit të plotë.
Në një deklaratë me shkrim, Obama tha se të tre personat kurrë nuk kanë punuar për qeverinë e Shteteve të Bashkuara, se ata kurrë “absolutisht nuk kanë bërë krim” dhe kurrë nuk kanë pasur probleme me qeverinë iraniane.
Presidenti amerikan tha se Shane Bauer (27 vjeç), Sarah Shourd (31) dhe Josh Fattal (27), ishin “thjesht njerëz aventurierë, që përfaqësojnë më të mirën e Amerikës dhe të shpirtit njerëzor”.
Më tutje, Obama theksoi se “burgosja e padrejtë” e tre amerikanëve, nga ana e autoriteteve iraniane, paraqet shkelje të konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Sipas Obamas, burgosja e tyre “nuk ka të bëjë me çështjet, që vazhdojnë t’i ndajnë Shtetet e Bashkuara dhe komunitetin ndërkombëtar nga qeveria e Iranit”.