E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dasma e Chelsea Clinton, Obama: Nuk jam i ftuar

Dyte e amerikanëve janë kthyer nga familja e ish- presidentit demokrat Bill Klinton. Vajza e tij e vetme çelsi Klinton, martohet në fshatin piktoresk Rajnbek, në veri të qytetit të Nju Jorkut. Hollësitë e ceremonisë mbaheshin të fshehta nga familja Klinton por kurioziteti i natyrshëm i medias ka bërë që dasma e çelsit të kthehet në një sekret që tani dihet nga të gjithë.

Tabela dhe fotografi që urojnë çelsi Klintonin dhe dhëndrrin Mark Mezvinski janë vendosur në shumë vitrina. Megjithëse dyqaneve të luleve apo të ëmbëlsirave, menaxherëve të hoteleve dhe shoferëve të limuzinave u është kërkuar të nënshkruajnë marrëveshje konfidencialiteti që sekreti të mos dalë, e gjithë qyteza ku do të bëhet dasma gumëzhin nga lajmi.

Sekretarja e shtetit Klinton tha se edhe ajo vetë është betuar para së bijës që të mos e nxjerrë sekretin.“E kam gojën të kyçur... kam urdhëra të rrepta të mos flas për këtë gjë,” tha ajo.

Lista e të ftuarve njoftohet se përfshin 400 vetë, prej tyre shumë do të jenë njerëz të shquar të Uashingtonit dhe të Hollivudit. Presidenti Obama tha se nuk ishte ftuar në dasmë sepse shpjegoi ai, dy presidentë në një dasëm do t’i komplikonin problemet e sigurisë.

30-vjeçarja çelsi Klinton dhe 32-vjeçari Mark Mezvinski janë njohur që kur ishin adoleshentë. Ai është bankier ndërsa prindërit e tij kanë qenë anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan. çelsi Klinton punon në një fond investimesh në Nju Jork dhe ka studiuar për politikat e shëndetësisë në Universitetin Kolumbia.

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›