Një milion njerëz të prekur nga vërshimet në Pakistan
Kombet e Bashkuara thonë se vërshimet shkatërruese, në pjesën veriore të Pakistanit, kanë prekur një milion njerëz dhe kanë shkaktuar vdekjen e afro 430 njerëzve.
Zyra e OKB-së për koordinimin e punëve humanitare, ka vlerësuar se këto vërshime janë më vdekjeprurëset, që e kanë goditur rajonin prej vitit 1929.
Ekipet pakistaneze të shpëtimit dhe trupat, edhe sot po vazhdojnë operacionet për t’i ndihmuar qindra mijëra njerëz të bllokuar.
Raportohet se në Peshavar, qyteti më i madh në pjesën veri-perëndimore dhe rajonet Swat e Shangla, ishin izoluar për shkak se rrugët dhe autostradat ishin dëmtuar shumë nga vërshimet.