Mbi 30 të vdekur nga zjarret në Rusi
Zyrtarët rusë njoftuan se të paktën 30 njerëz kanë vdekur nga zjarret, që kanë përfshirë zonën qendrore të vendit.
Zyrtarët e emergjencave thanë se temperaturat tejet të larta kanë ndihmuar në ndezjen e zjarreve, që kanë djegur rreth 860 km katrorë, duke detyruar mijëra njerëz që të zhvendosen nga banesat e tyre.
Ata thonë se zjarret më shkatërrimtare kanë goditur zonat pranë qytetit Voronezh, rreth 480 km në jug të Moskës, ku flakët kanë detyruar autoritet që të evakuojnë 900 pacientë të një spitali si dhe 1,200 fëmijë që ishin në një kamp veror.
Zyrtarët në Voronezh thanë se të paktën 5 njerëz, mes tyre një zjarrfikës, vdiqën nga zjarret.
Kryeministri i vendit, Vladimir Putin, urdhëroi ministrin e Mbrojtjes që të vendosë të në dispozicion “gjitha forcat e duhura”, për të ndihmuar shuarjen e flakëve.
Putin shkoi për vizitë në qytetin Nizhni Novogord, në lindje të Moskës, ku zyrtarët thanë se 9 njerëz humbën jetën nga flakët.
Ai premtoi që t’u japë njerëzve të mbetur pa shtëpi rreth 6,500 dollarë për të rindërtuar shtëpitë e tyre.