Akuza për krime lufte, ambasadori Selimi në Gjykatë. Prokurori kërkon paraburgim
PRISHTINE- Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi është paraqitur në Gjykatën e Apelit. Ai ka hyrë në këtë Gjykatë i shoqëruar nga një polic i EULEX-it.
Fillimisht i shoqëruar nga EULEX-i ka mbërritur në ambientet e gjykatës, kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku, pas tij një nga një edhe SahitJasharin, Jahir Demaku, Zeqir Demaku dhe Hysni Thaçi. Me ta janë parë edhe avokatët mbrojtës të tyre.
Ish-komandanti i UÇK-së ka shkuar në Gjykatë pasi është kthyer nga Shqipëria, ku shërben si Ambasador i Kosovës.
Gjatë seancës gjyqësore, prokurori i procedurës paraprake, Mauricio Salustro kërkoi masën e paraburgimit për të gjithë të dyshuarit.
Vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake i cili pritet të publikohet pas disa orësh për "Grupin e Drenicës", po e presin para gjykate edhe shumë bashkëluftëtarë dhe bashkëqytetarë të Lushtakut e Selimit. Një pjesë e tyre janë vendosur përballë godinës, ndërsa disa të tjerë para hyrjes kryesore të Gjykatës.
Avokati: Dyshohet akuza, per krime lufte
Avokati i Selimit ka pranuar se mbi klientin e tij rëndojnë dyshime për krime lufte. Selimi pritet të paraqitet në seancën e procedurës paraprake, ku një gjykatës i EULEX-it pritet të marrë vendim nëse ambasadorit Selimi do t’i shqiptohet masa e paraburgimit apo do të lihet i lirë.
Seanca u mbajt në orën 15:00 dhe aty bashkë me Selimin, ishin edhe Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku e Hysni Thaçi, 5 të akuzuarit e tjerë.
Të gjithë këta akuzohen për krime lufte, arrestime, torturime dhe trajtim çnjerëzor, në kundërshtim me rregullat e luftës, gjatë luftës në Kosovë.
(d.b/m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera EULEX prangos 5 ish -komandantë të UÇK, pyetet dhe ambasadori Selimi Gjahu ndaj komandantëve Komuna Skënderaj kundërshton arrestimin e Lushtakut Arrestimet në Kosovë, qeveria: Jemi të shqetësuar