E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet në Malin e Zi djali i Naser Kelmendit

PRISHTINE - Djali i Naser Kelmendit, Liridon Kelmendi, është arrestuar nga Policia e Malit të Zi, në pikën kufitare Kulla. Arrestimi është bërë me urdhër të policisë në Kotor, për veprën penale shpërdorim i detyrës zyrtare.

Naser Kelmendi, i dyshuar për krim të organizuar dhe vepra të tjera penale në rajon, është arrestuar më 5 maj në Kosovë, në bazë të një urdhër-arresti të Interpolit.

Ditë më parë, djali tjetër i Naser Kelmendit, Elvis Kelmendi, është shpallur fajtor për tentativë-vrasje dhe është dënuar me katër vjet burgim nga një trup gjykues në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›