Tiranë, maturantët "luftojnë" me miell dhe vezë në mes të sheshit
Të tjera rreth shkrimit FOTO/ Festojnë në sheshin 'Skënderbej'
TIRANE- Tradita europiane e përmbylljes së 3 viteve të gjimnazit me një festë në rrugë, prej vitesh ka zënë vend edhe në Shqipëri. Qindra maturantë kanë zgjedhur të festojnë me miell e vezë mbylljen e ciklit shkollor parauniversitar, përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Ata shprehen tepër të emocionuar pasi me mbylljen e ciklit shkollor do të nisin një etapë të re të jetës së tyre.
Kjo mënyrë e të festuarit tashmë po kthehet edhe në Shqipëri si festë tradicionale, e cila ngjan më festimet e maturantëve të Amerikës. Pak ditë më vonë maturantët e të gjithë Shqipërisë pritet t’i nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore, për të vijuar më pas studimet universitare.
Dhjetëra maturantë të shkollës së mesme “Qemal Stafa” por jo vetëm, kanë dalë në bulevardet e kryeqytetit për të festuar përfundimin e shkollës. Ata kanë vendosur të festojnë duke lozur me miell e vezë me njëri-tjetrin në sheshin “Skënderbej”.
"Kemi vendosur që të bëjmë dicka ndryshe nga vitet e tjera, pasi edhe pak ditë dhe do të zhvillohen provimet dhe në njëfare mënyre po heqim stresin që kemi", thotë një nxënëse e gjimnazit "Qemal Stafa”.
Redaksia online
(g.h/e.s/s.g/shqiptarja.com)