E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuza për krime lufte, ambasadori Selimi në Gjykatë. Prokuroria: 30 ditë paraburgim

PRISHTINE- Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi është paraqitur në Gjykatën e Apelit. Ai ka hyrë në këtë Gjykatë i shoqëruar nga një polic i EULEX-it.

Fillimisht i shoqëruar nga EULEX-i ka mbërritur në ambientet e gjykatës, kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku, pas tij një nga një edhe Sahit Jasharin, Jahir Demaku, Zeqir Demaku dhe Hysni Thaçi. Me ta janë parë edhe avokatët mbrojtës të tyre.

Ish-komandanti i UÇK-së ka shkuar në Gjykatë pasi është kthyer nga Shqipëria, ku shërben si Ambasador i Kosovës. 

Gjatë seancës gjyqësore, Prokurori i EULEX-it, Mauricio Salustro, ka kërkuar 30 ditë paraburgim për shtatë të dyshuarit për krime lufte në rajonin e Drenicës. Bëhet e ditur se Prokuroria e ngarkon ish-Komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimi, me shtatë vepra penale, ndërsa ish-Komandantin e Zonës së Drenicës, Sami Lushtakun me tri vepra penale, që dyshohet se janë kryer në kohën e luftës.

Burime të gazetës Express bëjnë të ditur se Sabit Geci dhe Sahit Jashari dyshohen se e kanë vrarë Komandantin e policisë në Drenas në kohën e luftës. 

Vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake i cili pritet të publikohet pas disa orësh për "Grupin e Drenicës", po e presin para gjykate edhe shumë bashkëluftëtarë dhe bashkëqytetarë të Lushtakut e Selimit. Një pjesë e tyre janë vendosur përballë godinës, ndërsa disa të tjerë para hyrjes kryesore të Gjykatës.

Avokati: Dyshohet akuza, per krime lufte
Avokati i Selimit ka pranuar se mbi klientin e tij rëndojnë dyshime për krime lufte. Selimi pritet të paraqitet në seancën e procedurës paraprake, ku një gjykatës i EULEX-it pritet të marrë vendim nëse ambasadorit Selimi do t’i shqiptohet masa e paraburgimit apo do të lihet i lirë.

Seanca u mbajt në orën 15:00 dhe aty bashkë me Selimin, ishin edhe Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku e Hysni Thaçi, 5 të akuzuarit e tjerë.
Të gjithë këta akuzohen për krime lufte, arrestime, torturime dhe trajtim çnjerëzor, në kundërshtim me rregullat e luftës, gjatë luftës në Kosovë.

(er.nu/d.b/m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera EULEX prangos 5 ish -komandantë të UÇK, pyetet dhe ambasadori Selimi Gjahu ndaj komandantëve Komuna Skënderaj kundërshton arrestimin e Lushtakut Arrestimet në Kosovë, qeveria: Jemi të shqetësuar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›