Jeta në mjerim e nënës me 3 fëmijë jetim: Nuk i braktis, vini dorën në zemër
TIRANE - Disa ditë pas kronikës së transmetuar në televizionin “News24”, ku pasqyrohej historia e trishtë e një nëne me tre jetim të vegjël, që vuanin për bukë në një bodrum të lagësht në periferi të kryeqytetit, ka reaguar institucioni i Avokatit të Popullit.
Një përfaqësi e këtij institucioni ka vizituar gjatë paradites shtëpinë në periferi të Laprakës, ku jeton familja, për tu njohur më nga afër me situatën.
“Ne si institucion i Avokatit të Popullit, me çfarë kemi ne në dorë, do të ndërhyjmë për të mundësuar ndihmën ekonomike. Për transferimin e dokumentacionit këtu, që të bëni më pas edhe dokumentacionin për strehimin, për punësimin. Keni humbur dhe bashkëshortin, e kuptoj që jeni në një gjendje shumë të rëndë psikologjike.”- deklaroi Mimoza Morina, ndihmës komisionere e Avokatit të Popullit.
Edhe pse e zhytur në varfëri dhe skamje, nëna thotë se e ka të pamundur të ndahet nga fëmijët e saj, pasi janë amaneti i bashkëshortit, Luanit, i cili nuk ka mbushur muajin që ka ndërruar jetë.
“Do t’i mbaj vetë kalamajt. Babai këtyre u iku, unë nuk rri dot pa këta. Pastaj vetëm me lujt mendsh.”- shprehet ajo.
Publikimi i historisë fatkeqe të 27-vjeçares Yze Berberi dhe 3 fëmijëve të saj, fillimisht në Gazetën Shqiptare dhe në “News24” ka sensibilizuar disa qytetarë, që kanë gjetur mundësinë të kontribuojnë në të holla që familja të mund të paguajë qiranë.
“Më kanë ndihmuar dy persona motër e vëlla, më dhanë 50 mijë lekë. Një nga Italia më solli 200 euro. Qeranë e pagujta, për këtë muaj nuk më nxjerrin jashtë. Të venë dorën në zemër si për kalamajt e tyre, të mendojnë dhe për këta kalamajt e mi. Do tu lutesha shumë.”- shprehet 27-vjeçarja.
Kushdo që dëshiron të japë ndihmë për fëmijët jetimë të Yze Berberit, mund të kontaktojë me nënën në këtë numër: 066 65 21 404.
(er.nu/news24/BalkanWeb)