E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ambasada e SHBA organizon kampionat rajonal futbolli

TIRANE -Për herë të parë, Ambasada e SHBA në Tiranë do të organizojë Kampionatin Rajonal të Futbollit të Ambasadave Amerikane.

Në rrjetin social “Facebook", Ambasada Amerikane bën të ditur se, “ky është një kampionat vjetor midis skuadrave që përfaqësojnë Ambasadat Amerikane në rajon".

Ambasada bën të ditur se, "sot, në 24 Maj, ne do të mirëpresim skuadrat e Sarajevos, Beogradit, Sofies, Prishtinës, Ljubjanës, Shkupit, Podgoricës dhe Thesalonikit".

Nesër, 25 Maj, Ambasadori Alexander A. Arvizu do të hapë turneun dhe më pas do të hidhet shorti për të përcaktuar skuadrat që do të luajnë me njëra-tjetrën.

“Të gjitha këto ndeshje do të zhvillohen nesër, në 25 Maj, nga ora 8 e mëngjesit deri në 5 të pasdites, në kompleksin Fari tek Liqeni Artificial i Tiranës. Ndeshjet semifinale dhe finale do të zhvillohen të Dielën, 26 Maj, duke nisur në orën 9 të mëngjesit, në të njëjtin vend”, - bën të ditur Ambasada e SHBA-së.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›