Durrës, sekuestrohen 920 celularë kontrabandë të fshehur në trajler
Durrës- Rreth 920 copë aparate celularë janë sekuestruar sot në portin e Durrësit.
Sipas informacioneve nga policia e qytetit bregdetar, celularët po tentonin të kalonin kontrabandë në vendin tonë.
Pas një kontrolli, celularët u gjetën në një trajler, në të cilin ishin fshehur në gomat rezervë të tij.
Policia ka nisur punën për identifikimin e pronarëve të trajlerit që shoqëronin mallin e tij dhe kapjen e tyre.
Nuk dihet ende origjina e vendit të tyre dhe destinacioni përfundimtar i tyre.