Tepelenë, sekuestrohet 200 kg drogë, fshihej në fabrikën e tullave
TEPELENE- Policia e Tepelenës ka sekuestruar mbi 200 kilogramë marijuanë. Lënda narkotike është zbuluar në një fabrikë tullash në Komunën Luftinje.
Sasi e drogës, prej 200 kilogramësh, u gjet në një nga dhomat e fabrikës që shërbente për tharjen e marijuanës.
Pas sekuestrimit të lëndës narkotike, policia e Tepelenës ka shoqëruar dy persona dhe rojen e objektit.
Ndërkaq, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)