E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, kapen 7 kg kokainë, në pranga një shqiptar dhe një gjerman

ITALI – Autoritetet në Itali sekuestruan rreth 7 kg kokainë, në një furgon me targa gjermane dhe arrestuan dy persona, njeri prej të cilëve shtetas shqiptar.

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, droga u zbulua gjatë një kontrolli rutinë, që forcat e policisë së Firences i bënë furgonit në afërsi të qytetit Pisa.

Momentalisht policia italiane nuk ka publikuar emrat e plotë të të arrestuarve, por konfirmoi se njëri prej tyre është një 41-vjeçar nga Shqipëria, ndërsa tjetri një shtetas gjerman.

Mësohet se lënda narkotike kishte destinacion tregun italian, ndërsa vlera e saj arrinte deri në 1.4 milionë euro.

Ndërkohë autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbuluar origjinën e drogës dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›