PR zgjedh Arben Rexhën kryetar partie për Gjirokastrën

Arben Rexha është zgjedhur në krye të Partisë Republikane për qytetin e Gjirokastrës. Zgjedhja e tij erdhi në konferencën e gjashtë të kësaj partie. Krahas zgjedhjes së kryetarit të partisë për Gjirokastrën, mësohet se konferenca ka pasur në vëmenje një analizë të kësaj dege për 4-vjeçarin e kaluar si dhe sfidat për të ardhmen, në funksion edhe të zgjedhjeve të 2013-tës.