Berisha qetëson historianët dhe opozitën!

Në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha rikonfirmoi edhe një herë se lidhjet e gjakut me Turqinë janë të shumta, për shkak se atje ndodhen miliona shqiptarë.
Reagimi vjen teksa në Tiranë disa historianë u përpoqën të hidhnin poshtë deklaratat e kryeministrit, teksa ky i fundit zhvilloi një vizitë zyrtare në Turqi pak ditë më parë, ku mori mbështetje të fuqishme nga kryeministri turk Erdogan.
"Në atë shtet ka më shumë shqiptarë se në Ballkan, ky është realiteti. Historia e dy vendeve është një histori që daton në shekuj. Shqiptarët ndjehen krenarë me Skëndërbeun, dhe kanë të drejtë po nuk mund të injorojnë dhe Barbarosën që ishte shqiptar, ishte zoti i deteve, janë krenar me Lekën, por nuk mund të mohojnë Sinan Pashanë që zotëroi vendet nga deti Baltik në detërat e Jemenit. Janë krenar me Naimin por nuk mund të injorojnë Samiun ndër themeluesit e Turqisë moderne. Perandoria është në arkiv. 100 vitet janë vitet e bashkëpunimit mes dy vendeve sovrane. Meqënëse disa patriotë pa atdhe janë ndjerë të pikëlluar, ju them se shesin injorancën e tyre çdo ditë. Se cila është origjina e fiseve ilire dhe atyre turke është qartësisht e njohur, dhe se cilit grup i përkasin këto janë në njohuritë elementare të të gjitha shkollave e niveleve, por të mendosh se vetëm gjaku i fiseve qenka lidhja e vetme e gjakut është qesharake”, tha Berisha.
Ai shtoi se janë mbi 6 milionë shqiptarë në Turqi, “ka me miliona martesa, është botërisht i njohur pasioni i turqve për të marrë gra shqiptare. Çfarë të themi ne që këta s’kanë gjak shqiptar, se kanë gjak të përzierë? Jam shumë krenar me ta, se ata janë krenar me shqiptarët. Mund të them që lidhjet e gjakut janë të fuqishme”.
Kryeministri foli edhe rreth debatit më të fundit midis mazhorancës dhe opozitës për mandatin e ish-deputetes Rudina Seseri. Në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha tha se aktualisht kryetari i Bashkisë së Fushë Krujës ka dy mandate, teksa shton se një çështje e tillë duhet të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese. “Sot kanë dalë me një variant të ri që Gjykata Kushtetuese është shprehur. Nëse e ka shprehur le ta shqyrtojë. Deri më sot kryetari i grupit parlamentar i është kundërvënë kësaj ideje. Atëherë është e domosdoshme të bëhen konsultime me konstitucionalist. Komisioni i Rregullores duhet t’i drejtohet Parlamentit. Z. Rama do t’i zgjidhë në mënyrën e tij në mos përfillje të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit”, theksoi kryeministri.
Ai shtoi se ka një muaj që Rama akuzon këtë shumicë se do t’i marrë mandatin dhe se problemi qenka tek zgjedhja e Presidentit. “Ai ka një grup njerëzish që fabrikojnë mashtrime dhe ata e kanë kënaqësi kur i dëgjojnë. Ata që kanë dëshirë le të mashtrojnë sa të duan. Ne nuk kemi një tendencë për t’ia cenuar mandatin. E gjithë beteja që bëhet është se si t’i bashkojë aleatët me Bamirin. I ka mbajtur gjer tani me premtime mashtrime, tani u thotë shkoni te Bamiri. Po të jetë puna për Bamirin, rrinë më mirë me Ramën. Blushi thotë se LMN-ja e përmbushi misionin. Çfarë misioni? Përjashtoi Kastriot Islamin, por kjo është çështja e tyre. Edhe që të qarkullojnë çdo lloj teze në politikë është ofendim për politikën”, vijoi. Kreu i qeverisë tha se i siguronte socialistët se nuk kishte asnjë qëllim për të bllokuar këtë mandat deputeti. “I siguroj socialistët se nuk mund të ketë qëllim që t’i cenojmë mandatin. Atij që i takon mandati në përputhje me ligjin ta marrë atë dhe të ulet në Parlamentin shqiptar”, vijoi. /S.Lleshi/Start/
2012-04-09 13:54