Topi: Të rritet bashkëpunimi me institucionet e Kosovës

Gjatë bisedës, Topi nënvizoi rëndësinë e konsolidimit të një sistemi gjyqësor të pavarur, të paanshëm e profesional e të painfluencuar nga trysnitë politike apo ekonomike.
Presidenti shqiptar vlerësoi lart rolin e rëndësishëm ligjor dhe konstruktiv të Gjykatës Kushtetuese të Shtetit të Kosovës. “Është me rëndësi rritja e bashkëpunimit të gjithanshëm mes institucioneve ligjore të të dyja vendeve tona në përpjekje për forcimin dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës sipas standardeve më bashkëkohore evropiane”, theksoi Tipi.
Në këtë kuadër Presidenti dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës vunë në pah rëndësinë e hartimit dhe zbatimit të projekteve konkrete të gjykatave kushtetuese respektive dhe marrëveshjeve të ndryshme në fushën e drejtësisë mes dy vendeve tona. Nga ana e tij, Hasani, ka siguruar se institucioni që ai drejton do të vazhdojë të rrisë e të zgjerojë bashkëpunimin me Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, si dhe do të punojë akoma më shumë në drejtim të forcimit të institucioneve ligjore dhe shtetit të së drejtës në Kosovë. /Start/
2012-04-09 14:40