Gjiknuri: Po shkelet Kushtetuta me mandatin

Sipas tij, pengimi që mazhoranca po i bën mandatit të deputetit, është rast i paprecedentë dhe shkelje e Kushtetutës së vendit. “Kushtetuta dhe ligji zgjedhor janë të qartë: ku personi merr mandatin nga KQZ ai ose e pranon ose e refuzon. Kur vendi mbetet vakant, i kalon kandidatit vijues që është në listë", tha Gjiknuri.
Ai nënvizoi se nuk është i nevojshëm interpretimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje, pasi kjo gjykatë është shprehur edhe në vitin 2000. "Këto janë tentativa për të mbajtur peng mandatin e opozitës ose për të çuar në zgjedhje bashkinë e Fushë Krujës", tha Gjiknuri.
Mazhoranca është deklaruar se do ta dërgojë mandatin e opozitës për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi i saj vjen pas refuzimit që Gjon Bardhi, i bëri zëvendësimit të Seserit, kur ai vetë zgjodhi të mbajë detyrën e kryetarit të bashkisë së Fushë Krujës.
PS kërkon që mandati t`i jepet Edison Konomit, personit që është pas Bardhit në listën e deputetëve të PS-së. Por, kjo është kundërshtuar nga PD, sipas së cilës, Bardhi mban një mandat të paligjshëm dhe se kjo zgjidhet duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Kjo e fundit, sipas saj, duhet të japë dhe interpretimin për vlefshmërinë e mandatit të opozitës. Rudina Seseri vendosi të dorëzojë mandatin e deputetes më 16 dhjetor dhe sipas kodit zgjedhor, i takonte emrit vijues në listën e kandidatëve të PS-së për qarkun e Durrësit, që të merrte mandatin e saj./Start/
2012-04-09 12:41