100 vjetori, Totozani: Të korrigjojmë himnin

Igli Totozani
TIRANE- Avokati i Popullit, Igli Totozani gjatë një interviste ku ka folur për 3 muajt e tij në krye të institucionit, në kaudër të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë ka propozuar korrigjimin e himnit kombëtar, duke shtuar përveç burrave edhe gratë e Republikës së Shqipërisë.
Ndoshta është rasti për hir të barazisë gjinore për barazinë e grave dhe burrave të këtij vendi, i cili është një problem i trashëguar dhe jo gjithmonë ka gjetur zgjidhjet e duhura, mund ti japim një hipotezë interesante, që pse jo, të mendojmë një moment për nder të gjithë atyre grave që kanë dhenë jetën për ketë vend, pse mos të mendojmë që ta fillojmë një epokë të re me një ndryshim të vogël qoftë edhe në himnin tonë kombëtar duke shtuar përveç burrave edhe gratë e Republikës së Shqipërisë. Ti japim një levizje më interesante barazisë gjinore, një elementi shumë të rendesishëm i cili Shqipërisë i ka munguar duke respektuar kështu gjysmen tonë patriote, punëtore, e cila ka berë të mundur nëpermjet sakrificave të jashtëzakonshme që të kemi sot një Shqipëri, e cila pavarësisht problemeve është një Shqipëri që ecën- është shprehur Totozani.
Po në kuadë rtë 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Avokati i Popullit tha se është menduar gjithashtu edhe organizimi për herë të parë në Shqipëri i Asamblesë së Përgjithshme të Ombudsmanëve Frankofonë.
60 ombudsmanë do të vijnë në tetor në Shqipëri për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Unë kam folur dhe me kryeministrin Berisha për këtë dhe qeveria do të na ndihmojë.- tha ai.