E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Hetim te plote e te paanshem per 21 Janarin Rozeta Rapushi

Te flase drejtesia dhe te heshte politika, qe per Presidentin Bamir Topi, shkaktoi 21 janarin. Reagimi i djeshem i kreut te shtetit, vjen pas akuzave te shumta qe jane bere ne adrese te tij pothuajse cdo dite nga kreu i qeverise dhe se fundmi nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Sipas tij, kane kaluar me shume se dy jave nga ngjarja tragjike e 21 janarit dhe akoma Shqiperia dhe shqiptaret mbeten te pasqaruar se cfare ndodhi dhe si ndodhi. Ne nje kohe, kur shteti i se drejtes sipas Topit eshte ne pune per t'iu pergjigjur ligjit dhe moralit. "Viktimat dhe familjaret e tyre kerkojne te vendoset drejtesia, institucionet e dhunuara kerkojne te veproje drejtesia, te gjithe qytetaret kerkojne drejtesi, siguri dhe qetesi. Por, fatkeqesisht, kur duhet te flase vetem drejtesia dhe te gjithe te heshtin, beteja e gjate politike, e cila shkaktoi ne fakt 21 janarin, vazhdon te prodhoje fajtore dhe te fajesuar, pergjegjes dhe bashkepergjegjes, te akuzuar dhe akuzues, duke anashkaluar thelbin dhe pergjegjesine politike dhe duke penguar drejtesine ne te gjitha hallkat e saj te ndaje te verteten nga e paverteta", reagoi dje ashper Presidenti. Ne reagimin e tij, kreu i shtetit e 'shfajesoi' veten pothuajse nga te gjitha akuzat e bera ne adrese te tij, duke theksuar faktin se ka respektuar postin qe mban duke bere jo pak apele e mesazhe per situaten e tensionuar. Nderkohe qe per sa i perket, akuzave te kryetares se Kuvendit, Topalli mbi mos ushtrimin e te drejtes se tij kushtetuese, apo edhe letren konfidenciale me te, Topi tha se konfidencialiteti eshte shkelur, dhe ai eshte i gatshem te beje transparente cdo gje. Duke shtuar, se ne leter, i kerkohej qe te nderhynte ne institucionet e pavarura. "Une gjate atyre diteve kam komunikuar institucionalisht. Ne nje deklarate te 20 janarit, iu drejtova politikes qe partite te qetesonin demonstruesit dhe shteti te vendose rendin publik",-theksoi Topi. Perpos debateve te vazhdueshme, kreu i shtetit shprehu besimin se drejtesia do te dije te kaperceje kete sfide ashtu sic pohoj se kjo eshte sprova me e madhe dhe historike per drejtesine shqiptare". Nenshtrimi dhe frikesimi ndaj pushteteve te politikes do te ishte fatale per shtetin e se drejtes dhe demokracine ne Shqiperi. Suksesi dhe perballja dinjitoze me presionin e politikes do te rimekembe besimin e humbur dhe do te kthente shpresen se Shqiperia ka nje te ardhme demokratike dhe se institucionet jane te qendrueshme dhe te pathyeshme ndaj presioneve te individeve", apeloi Presidenti. Sipas tij, fryma e ligjit dhe ligjet qe burojne nga kushtetutshmeria parlamentare mbi zgjedhjen e institucioneve te pavarura nga Kuvendi i Shqiperise, mbeshtet pavaresine e ushtrimit te pushtetit dhe jo vartesine e tyre nga Kuvendi apo mazhoranca zgjedhese apo ekzistuese. Ne kete kuader, Topi theksoi se cdo interpretim ndryshe, nenkupton nenshtrimin ndaj atij qe e ka zgjedhur dhe bindjen e verber dhe ne shkallen me te larte ndaj tij.

Mesazhi:
Topi: Zedhenes i qytetareve, jo i politikes
Presidenti Bamir Topi u beri te ditur dje te gjitha forcave politike, se ai flet ne emer te qytetareve, jo te partive politike. "Presidenti perfaqeson interesat e te gjithe shtetasve dhe shtresave te shoqerise. Une mbetem zedhenesi edhe i atyre qe nuk ndihen te perfaqesuar politikisht, edhe i atyre, zeri i te cileve nuk mberrin tek veshi i politikaneve, edhe i atyre qe jane te pakenaqur nga politika, nga qeveria apo opozita, pavaresisht se mund te kene votuar per to, edhe i atyre te cilet sot jane te perhumbur ne mjegullnajen politike te pas 21 janarit. Dhe keta jane shume, shume me teper se ata qe frikesohen nga e verteta e 21 janarit, shume me teper se ata qe perpiqen te shperndajne pergjegjesine duke njollosur institucionet, shume me teper se ata qe betejen politike per pushtet e fshehin nen petkun e qytetarise dhe kerkesave te saj per liri dhe me shume te drejta dhe barazi shoqerore", tha Topi ne pergjigje te gjithe akuzave qe jane drejtuar ndaj tij.

Presidenti u pergjigjet pyetjeve te gazetareve per 21 janarin

"Topalli me kerkoi te nderhyj ne nje institucion te pavarur, nuk pranova"
Zoti President, kemi degjuar Kryeministrin e vendit te thote qe ne 21 janar, kur Selia e Kryeministrise ishte rrethuar per rreth 5 ore nga protestuesit, ju nuk keni kontaktuar me te. Ne te vertete, pse ka munguar komunikimi me Kreun e Ekzekutivit? - pyetja e pare. Pyetja e dyte: "Nderkohe qe po afrojne zgjedhjet e 8 majit, kemi pare deklarata te perfaqesuesve te opozites qe thone se nuk do te behen pjese e ketyre zgjedhjeve. Ata shohin vetem zgjedhjet e parakohshme si nje mundesi per zgjidhjen e krizes. Ju, si President i Republikes, a mendoni qe zgjedhjet lokale jane nje moment ku partite politike duhet te marrin pjese dhe jane nje moment qe mund te shihen dhe si zgjidhje e kesaj krize politike?"
Une jam deklaruar ne menyre te qarte edhe diten e 21 janarit, nepermjet nje deklarate publike, e cila per fat te keq, ishte e vetmja ne ato momente te veshtira. Sigurisht, ju te medias, e keni mundesine, por natyrisht keni dhe detyrimin qe ta rishpalosni. Une sigurisht qe i kam te cituara ne menyre kronologjike dhe fale kesaj teknologjie, sot asgje nuk shkon dem. Gjithcka regjistrohet ne kohe reale, memorizohet dhe kthehet ne nje vlere shume te rendesishme per te rivendosur te verteten dhe te drejten, edhe atehere kur ajo sulmohet. Sigurisht, te gjithe kontaktet e Presidentit te Republikes, ne te gjitha cilesite, kane qene dhe mbeten, dhe do te mbeten institucionale. Ju mund te keni degjuar nje ze, por keni degjuar dhe zera te tjere per nje komunikim me mjaft shqetesim te Presidentit per situaten. Duke iu referuar ketij momenti shume te rendesishem, po ju kujtoj mbremjen e dates 20 janar, qe duke shfrytezuar nje komunikim me Trupin Diplomatik ne Pallatin e Brigadave, duke pare nje tension politik totalisht te papranueshem, jam shkeputur nga leximi i fjalimit, dhe kete mund ta vertetoni, sepse e keni me ze e me figure, dhe kam thene keto fraza qe vlejne shume. Citoj: "Ne cdo moment, edhe ne keto caste qe ne po flasim, forcat politike, individet politike, edhe ne ato momente kur tensioni politik konsiderohet mjaft i larte, edhe atehere kur ndjeshmeria qytetare eshte prape e larte, te gjithe aktoret e rendesishem politike, aktoret institucionale duhet te gjejne maturine, duhet te gjejne qetesine! Duhet te gjejne ekuilibrin qe te rivendosin dialogun politik, sepse interesat e Shqiperise sikurse e kane thene edhe rilindasit tane, jane mbi te gjitha, mbi interesat e vogla, mbi interesat meskine! Bashkepunimi eshte shume i rendesishem! Ai eshte i rendesishem jo vetem ne nje dite. Bashkepunimi midis tyre per interesat e popullit eshte i rendesishem ne cdo cast dhe ne cdo dite te vitit". Kjo ka qene ne vemendje te politikes, te politikaneve dhe te gjitha institucioneve, kjo e thene afer ores 20.00 te mbremjes se dates 20 janar.
Per t'iu kthyer dates 21 janar, ne nje vleresim ne kulmin e situates se krijuar para Kryeministrise, une e quaj te tepert qe ta risjell deklaraten time, por ka qene nje deklarate e shpejte, shume efikase dhe fatkeqesisht nuk pashe qe t'i bashkengjiteshin zera te tjere per te qetesuar situaten, per t'i dhene mbeshtetje institucioneve. Por, duke pare peshen e ketij momenti shume te rendesishem dhe per t'i qartesuar gjerat edhe atehere kur te tjeret i kane te qarta dhe tentojne t'i erresojne, une po citoj vetem ekstraktin e deklarates se dates 21 janar. "Presidenti i Republikes ben thirrje per qetesi dhe maturi! U ben thirrje te gjithe faktoreve politike qe te qetesojne demonstruesit dhe te garantojne sa me shpejt te jete e mundur rikthimin e rendit publik dhe mbeshtetjen e forcave te policise, qe te garantojne ruajtjen e rendit, te institucioneve shteterore dhe ne menyre te vecante, qetesine dhe sigurine e qytetareve. Presidenti Topi u ben thirrje faktoreve politike t'i rikthehen urgjentisht dialogut dhe te marrin pergjegjesite politike per ruajtjen e stabilitetit te vendit. Shqiperia ka nevoje te sheroje plaget, jo te hape plage te reja!"
Keto jane deklarata te Presidentit dhe natyrisht qe te vendosesh ne pozicionin e kritikuesit per substancen e mesazhit te Presidentit, se paku duhet te kesh kuraje, cilido qe te jete ai, pavaresisht. Institucioni i Presidentit eshte institucion mbi te gjithe, eshte Kreu i shtetit, eshte ai qe jep mesazhe dhe garanton harmonine institucionale dhe kurrsesi nuk mund te behet pjese e debateve apo sherrnajave politike. Eshte nje profesion qe une e njoh mire se nga politika vij. Por politika duhet te dije te respektoje, te respektoje institucionet. Une e di qe politika ben debate te ashpra ne shumicen e rasteve, sidomos duke ardhur dhe simptomat behen me te renda. Vijne jo vetem duke e ashpersuar gjuhen e tyre, por duke e banalizuar. Ky eshte motivi? Ky eshte misioni i politikes? Natyrisht qe jo. Do te bjere Presidenti ne keto rrethana per te bere ate qe s'e ka bere asnjehere ne jeten e tij, per te perkeqesuar sadopak menyren e komunikimit. Por kurrsesi per ta banalizuar. Ceshtja eshte qe te gjithe faktoret politike, te gjithe institucionet, sikurse e thashe edhe ne deklaraten time, duhet te mesohen qe ne Shqiperine, vend i NATO-s, qe ka standarde te mirepercaktuara, duhet te respektojne institucionet. Nuk eshte e rastit qe lufta me e ashper behet ndaj institucioneve te pavarura, edhe pse nderkombetaret, partneret tane me te rendesishem bejne thirrje te vazhdueshme: 'Rregulloni komunikimin politik midis jush, por kurrsesi mos u hidhni ne sulm frontal kunder institucioneve te pavarura'.
Per sa u perket zgjedhjeve, po ne mesazhin e dates 20 janar kam folur per zgjedhjet e 8 majit. Kush me shume se sa Presidenti nuk do te flase per ate dite qe e ka dekretuar vete? Mos harroni qe kam folur edhe ne nje date tjeter. Referojuni, sepse te gjithe deklarimet e mia kane qene konsistente, kane qene ne nje linje, nuk kane qene te devijuara dhe padyshim dhe njehere bej thirrje qe partite politike t'i rikthehen dialogut. Pushteti i partive politike kurrsesi nuk mund te kthehet ne pushtet individesh.
Ne kushtet kur ne daten 21 janar, sic e pame te gjithe, Kryeministria u sulmua per disa ore nga demonstruesit e organizuar nga opozita. A duhet te kishit thirrur ju Keshillin e Sigurimit Kombetar per te sqaruar me tej situaten, qe coi ne kete lloj situate qe u krijua? Dhe e dyta: Pavaresisht se Kushtetuta nuk ju detyron juve qe te paraqiteni ne komisionin hetimor te ngritur nga mazhoranca per te deshmuar per ngjarjet e 21 janarit, a do te kishte qene me e udhes per te qene transparent, edhe ne lidhje me akuzat qe jane bere nga mazhoranca ne drejtimin tuaj, duke qene si pjese e organizimit te kesaj demonstrate, te kishit pasur nje anetar te Institucionit qe ju perfaqesoni?
Se pari, institucionet, te gjitha, sidomos ne vemendje te ngjarjes se 21 janarit, jane ne pune me shume se kurre. Duke pare zhvillimin e ngjarjeve, duke mbeshtetur institucionet e pavarura, duke mbeshtetur pikerisht ate qe une sapo e thashe, linjen e nje hetimi teresor, te paanshem, profesional, qe do te thote jo politik, ne keto kushte, institucionet operojne per te kaluar situaten dhe sidomos kur situatat jane akute, natyrisht secili i ka fare te qarta pergjegjesite e veta ligjore. Nese eshte thirrur ose jo ne momente te vecanta, Keshilli i Sigurimit Kombetar thirret atehere kur vertet gjerat duhet te jene per t'u analizuar, per te gjetur pikerisht ate qe nuk ka funksionuar si duhet dhe per te vazhduar ne menyre shume korrekte punen e institucioneve. Keshtu qe une mendoj, qe jemi plotesisht ne detyrimet tona kushtetuese dhe institucionale, se te gjitha institucionet, sikurse thashe, jane ne punen e tyre. Menyra se si e shprehin pastaj eshte ceshtje e secilit institucion.
Persa i perket komunikimit me Kuvendin, lidhur me Komisionin Hetimor Parlamentar, referuar ligjshmerise per komisionet hetimore, eshte absolutisht me se legjitime qe Kuvendi, pavaresisht qe eshte trajtuar ne menyre unilaterale, pra vetem nje krah, ka te drejten te ngreje komisione hetimore parlamentare. Sikurse ka ndodhur ne te kaluaren, ka sot, do te kete edhe ne te ardhmen. Eshte nje mekanizem demokratik i Institucionit te Kuvendit te Shqiperise. Komunikimi i Kuvendit te Shqiperise me Institucionin e Presidentit, po t'u referoheni thenieve apo kerkeses se Komisionit Hetimor, ka qene qe Presidenti duhet te vije te deshmoje. Kam pasur nje komunikim publik, sepse ne Shqiperi eshte shume mire qe ajo qe duhet te behet me shume se cdo gje tjeter, duhet te jete transparenca publike, sepse politika gjithmone tenton t'i ndryshoje, t'i denatyroje gjerat dhe i jep mesazhin publikut ashtu sic do ajo. Ndoshta duke qene ne nje transparence publike, dhe ju e dini qe une kam nje asistence juridike mjaft te mire, kam dale publikisht dhe kam thene qe Presidenti, duke iu referuar Kushtetutes, duke cituar germen e Kushtetutes, pranon te deshmoje, ashtu sikurse e thote Kushtetuta, ne Seline ku zhvillon veprimtarine e tij. Menjehere pas ketij reagimi, vjen nje kerkese tjeter qe 'ne, Presidentin nuk e kemi kerkuar te deshmoje', - eshte bere publike apo jo, 'kemi kerkuar qe te informoje'. Atehere, nepermjet zotit Peci, meqenese ndryshon objekti, referuar po prape Kushtetutes se Shqiperise, ka nje paragraf shume te qarte. Presidenti, si Kreu i shtetit, merr, kerkon informacion nga te gjitha institucionet dhe kurrsesi nuk detyrohet qe te jape informacion. Sidoqofte, e gjithe korrespondenca e Presidentit me institucionet e tjera eshte totalisht zyrtare. Nuk punohet me numra ekstra, por ka nje procedure aq te rregullt, zyrtare, ligjore, protokollare, sa here qe kerkohet te dihet se c'leter nga keto institucione eshte futur ne Presidence apo c'leter nga Presidenti ka shkuar ne keto institucione, kjo gjendet fare mire ne institucionet perkatese. Pra, edhe njehere e them, Presidenti ka qene gjithmone dhe do te jete gjithmone ne respekt te kuadrit te tij kushtetues, aty ku detyrohet dhe aty ku ka te drejten.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, dje gjate raportimit ne Komisionin Hetimor Parlamentar tha se ju kishte derguar nje leter, dy dite pas demonstrates, ku shprehte shqetesimin e saj, te themi, lidhur me qendrimin tuaj per kete ngjarje. A mund te na jepni ndonje detaj lidhur me kete leter dhe cfare ju kerkonte Kryetarja e Kuvendit? E dyta: Keto dite kemi pare, zoti President, qe te akuzuarit kryesore te ngjarjes se Gerdecit kane dale, jane liruar. A eshte ky nje deshtim i drejtesise shqiptare?
Lidhur me pyetjen tuaj te pare, ne natyren e komunikimit mes institucioneve natyrisht qe ka edhe komunikime te karakterit konfidencial. Por, perderisa linja e konfidencialitetit nuk u respektua, une do vazhdoj ta respektoj, sepse jam qytetar dhe e njoh shume mire natyren e institucionit. Por, pa prekur linjat konfidenciale qe ju siguroj qe nuk jane private, as per ceshtje te karakterit privat apo personal, por linja konfidenciale per nje kerkese qe i eshte bere Presidentit te Republikes per te nderhyre ne nje institucion tjeter te pavarur, kam kthyer nje pergjigje ne sensin figurativ do ju thosha, te kopsitur nga pikepamja ligjore, qe Presidenti do te akuzohej nese do te nderhynte se si mbas kuadrit kushtetues, neneve te caktuara te saj, Presidentit nuk i lejohet te nderhyje ne asnje lloj institucioni per ceshtje konkrete. I gjithe kuadri kushtetues qe percakton marredhenien e Presidentit me te gjitha institucionet e tjera jane marredhenie qe jane te shkruara, qe jane ne frymen dhe ne germen e Kushtetutes. Pra, pa u futur ne linja te tjera, sepse gjithcka mbetet, do te doja qe duke e interpretuar nje korrespondence konfidenciale, do te doja qe askush, kete e them konkretisht dhe ne parim, nuk duhet t'i jap nota dramaticiteti, as duke e perifrazuar, as duke paragjykuar. Ju siguroj qe brenda kesaj linje, gjithcka eshte kushtetuese dhe korrekte. Dhe nese dikush kerkon te mos ta respektoje linjen e konfidencialitetit, une jam i hapur qe nese deshiron qe gjithcka te behet publike, une jam i hapur qe gjithcka te behet publike. Ia le nencmimin te tjereve. Pra, asgje nuk eshte konspirative, gjithcka eshte kushtetuese dhe zyrtare. Per sa i perket pyetjes tjeter qe eshte gjithashtu shume e rendesishme, po behen tre vjet nga ai shperthim i 15 marsit ne Gerdec, qe krijoi jo vetem nje tragjedi kombetare, por i veshi institucionet me nje mjegullnaje te pafund. Sigurisht kemi folur, jane bere shume moralizime per kete ceshtje. Une i qendroj linjes se fjales qe mbajta dhe sot me ju, qe e drejta dhe vetem e drejta, duhet te dale dhe kjo duhet te jete garancia per cdo qytetar. Qofte per viktimat, qofte per familjaret e viktimave te Gerdecit, qofte dhe per te ndare te verteten nga e paverteta, sistemi i drejtesise ka sfiden e madhe qe te vendoset ne balle te kesaj rruge, e cila ne shume momente nga qytetaret kritikohet me te drejte. Une, edhe per kete ceshtje kam paralajmeruar kur isha per nje vizite ne Pogradec. Nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise kishte paralajmeruar per kete ceshtje. Eshte ngritur me porosine time nje Inspektorat i KLD, i cili ne bashkepunim me Inspektoratin e Ministrise se Drejtesise te shkoje dhe te verifikoje aspektet procedurale dhe ligjore. Ju e keni pare lojen e avokateve sepse keni qene ju, qe e keni transmetuar sa here ka pasur proces.
Kohet e fundit jeni bere objekt i sulmeve te ashpra nga Kryeministri, nga Kryetarja e Parlamentit duke ju akuzuar ju per te ashtuquajturin "puc te shtetit". A mendoni se Komisioni Hetimor do ta zhvendose hetimin drejt institucionit tuaj duke ju akuzuar per perfshirje ne te ashtuquajturin puc?
Se pari do te thosha qe une kam kohe qe nuk vendos diagnoza. Kjo do te thote qe merrem vetem me aktivitetin tim shume institucional dhe padyshim qe ky institucion eshte transparent ne te gjithe aktivitetin e tij. Eshte ne te drejten e cdolloj institucioni qe te zhvilloje aktivitetin e tij brenda parametrave kushtetues qe i lejon kushtetuta dhe ligji. Une uroj qe cdo institucion, qofte edhe ata, te cileve ju u referoheni, te rifitojne, sepse e kane mundesine, hapesiren e funksionimit demokratik! Cdo institucion, ne radhe te pare Parlamenti shqiptar! E kam thene edhe kohe me pare. Nuk kam thene ndonje gje te re, sepse duke besuar qe shkoj germe pas germe, sipas vleresimit te Komisionit Evropian, kam thene per Parlamentit qe duhet t'i riktheje Parlamentit hapesiren demokratike! Duke filluar me frymen e funksionimit, me proceduren dhe me produktin. Ai eshte organi perfaqesues i popullit, i cili kurrsesi nuk mund te ndahet ne popull te djathte apo te majte, sepse ligji eshte i rendesishem per te gjithe. Aktiviteti i Parlamentit eshte i rendesishem per te gjithe, qofshin ata qe e ndiejne veten te majte, qofshin ata te djathte, qofshin keta te qendres, qofshin ata qe nuk duan t'ia dine per politiken. Ky eshte reflektim qe duhet bere nga cdo lloj institucioni: ne cdo institucion te rikthehet hapesira demokratike. Kjo eshte plotesisht e mundur dhe kjo nuk duhet te jete ne funksion te karrigeve te pushtetareve, cilido qofte ai, por ne funksion te qytetareve.
Sot, pas me shume se dy javesh nga ngjarja e 21 janarit, drejtesia po akuzohet per zvarritje te qellimshme te hetimeve, madje per deshtim ne kete drejtim. Ju jeni autoriteti me i larte i drejtesise ne vend. Sa pergjegjes ndiheni per kete?
Se pari, une i qendroj edhe njehere paragrafit te dyte te fjales sime sot: duhet te kemi parasysh qe drejtesia te punoje, te tjeret duhet te heshtin! Vertet, Presidenti ka edhe cilesine e Kryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise, por ju duhet ta dini qe edhe Keshilli i Larte i Drejtesise kompozohet nga perfaqesues te disa pushteteve. Nga ana tjeter, ritheksoj edhe njehere nevojen qe cdo institucion, pavaresisht qe nuk ka lidhje te drejtperdrejte me sistemin e drejtesise, duhet te kontribuoje me transparencen, me te gjithe dokumentacionin per t'i sherbyer se drejtes. Duhet ta leme drejtesine te punoje! Drejtesia, sikurse ju edhe po e shikoni, po punon. Minimumi qe duhet te bejme te gjithe eshte qe duhet te mos ta intimidojme! Ta lejojme qe te punoje, te nxjerre produktin e vet! Urojme qe drejtesia te jape drejtesi!
Ne situaten e fundit, ju shpresoni se ka vend per dialog apo eshte rasti per zgjedhjet e parakohshme? Kam parasysh qe opozita po mban kete qendrim se zgjedhjet e parakohshme do te ishin mundesia e vetme per dialog me mazhorancen ne kete situate.
Edhe njehere, une kurrsesi nuk mund te futem dhe nuk mund te behem pjese e opsioneve politike te partive politike. Kjo eshte kategorike. Keshtu qe mos kerkoni nga Presidenti se cfare intensionesh, se cfare opsionesh kane partite politike! Ajo qe une jap si nje mesazh konstant, gati-gati, i kthyer ne merzi, kur u bej thirrje qe te ushtrojne maturi dhe dialog. Po te shikoni, ne te gjitha ligjeratat e mia, pavaresisht se mund te kete qene direkte apo ne funksion te ndonje aktiviteti te caktuar, eshte dhene vetem ky mesazh. Ky eshte mesazhi qe duhet te jape Kryetari i Shtetit dhe besoj qe kete mesazh japin te gjithe kreret e shteteve kur ka probleme te kesaj natyre politike. Une uroj qe te kemi nje rikthim ne normalitet te jetes politike! Uroj qe te rikthehet ne normalitet jeta e Parlamentit ne tere kompleksitetin e vet, sepse Shqiperia ka nevoje qofte per transparence politike dhe publike, qofte per debatin politik parlamentar, qofte per ligje dhe per garancine qe te gjithe se bashku duhet t'u japim institucioneve, pavaresisht se ku jemi dhe se cfare detyrash ushtrojme ne nje moment te caktuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›