E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi ne prokurori: Ka tejkalime te ligjit nga protestues te vecante

Kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi ka dhene dje perreth nje ore shpjegime ne Prokurorine e Tiranes mbi ngjarjet e ndodhura ne 21 janar. Gjinushi ka dhene shpjegime perpara prokurorise, ne cilesine e personit i cili ka dijeni per ngjarjen.
Ora shenonte 10:30 kur Gjinushi eshte paraqitur ne ambientet e Prokurorise se Tiranes, pas flete-thirrjes se derguar nga perfaqesuesi i akuzes. Pasi ka lene ambientet e prokurorise, Gjinushi eshte shprehur per mediat se nuk do te vinte me ne prokurori per te dhene shpjegime ne lidhje me ngjarjen e 21 janarit. "Eshte vertetuar se ka tejkalime te ligjit nga protestues te vecante dhe per kete do te shprehet prokuroria", ka deklaruar Skender Gjinushi. Me tej ai shtoi se "policia ka provokuar protesten, ka tejkaluar ligjin ne mbyllje te protestes dhe drejtori i Pergjithshem i saj, eshte nje nder personat qe kerkon te fshehe te verteten. Pra, dhe kjo perben nje veper penale, qe kerkon te vertetoje nje grusht shteti inekzistent dhe per kulture juridike edhe te ketyre korishenjve te vrasjes se popullit, grushti i shtetit nuk ekziston si veper penale", deklaroi dje Gjinushi. Burime nga Prokuroria e Tiranes kane bere me dije qe Gjinushi ka deklaruar se nuk ka nxitur turmen gjate demonstrates se 21 janarit. R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›