Kantrimen: Zgjidhja, ne perputhje me ligjin e Kushtetuten Rozeta Rapushi
Shtetet e Bashkuara te Amerikes, jane te gatshem te ndihmojne vendin tone ne kapercimin e situates se krijuar pas 21 janarit, ne perputhje me kushtetuten dhe ligjet e vendit. Kete mesazh i percolli dje kryeministrit Sali Berisha, Zevendesndihmes Sekretari Amerikan i Shtetit per Evropen dhe per Azine, Tomas Kantrimen ne takimin e zhvilluar dje ne kryeministri. Kantrimen, theksoi se "qeveria e SHBA eshte e angazhuar te kontribuoje duke mbeshtetur Shqiperine dhe popullin shqiptar per gjetjen e nje zgjidhjeje per kapercimin e kesaj situate ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjet e ketij vendi". Duke nenvizuar faktin se hetimi duhet te perfshije dhunen dhe organizatoret e dhunes, ai e konsideroi drejtesine e pavarur me rendesi jetike. Me tej, ai u shpreh se te gjitha perpjekjet duhet te perqendrohen ne realizimin e zgjedhjeve lokale te lira e te ndershme. Ne kete kontekst, kryeministri Berisha e risiguroi Kantrimen, se qeveria shqiptare do te bej gjithcka per te garantuar qe zgjedhjet e 8 majit te permbushin standardet nderkombetare te zgjedhjeve te lira e te ndershme dhe e falenderoi per mbeshtetjen e SHBA dhe qeverise amerikane ne kete drejtim. Gjate takimit, kreu i qeverise e njohu Kantrimen me zhvillimet e fundit ne vend pas perpjekjeve te liderit te opozites me date 21 janar per te marre me dhune sipas tij, institucionet demokratike duke rrethuar per pese ore seline e Keshillit te Ministrave. "Si pasoje e kesaj perpjekje te dhunshme per te rrezuar institucionet demokratike u plagosen mbi 100 efektiva te ruajtjes se rendit dhe Gardes se Republikes dhe humben jeten kater qytetare. Qeveria mbetet e vendosur per te respektuar me rigorozitet te plote te drejtat e qytetareve shqiptare ne pergjithesi dhe te drejtat e opozites dhe cdo force politike ne vecanti per cdo tubim paqesor", u shpreh Berisha. Ne kete takim, kreu i qeverise permendi faktin se qe nga viti 2005 deri me sot, opozita shqiptare ka zhvilluar rreth 1.730 protesta te te gjitha llojeve dhe pervecse gjate protestes se dhunshme te 21 janarit ne te cilen opozita vendosi te rrezoje institucionet kushtetuese e te marre pushtetin me dhune, ne te gjitha te tjerat nuk eshte regjistruar asnje incident. Pas ketij informimi, Berisha e garantoi Zevendesndihmes Sekretarin Amerikan te Shtetit per Evropen dhe per Azine, Tomas Kantrimen, se drejtesia shqiptare do te kete te gjithe mbeshtetjen, ndihmen dhe bashkepunimin e qeverise shqiptare per zbardhjen e te gjitha pergjegjesive te ngjarjeve te dhunshme te 21 janarit. Ne kete kuader kryeministri shprehu falenderimet per gatishmerine e qeverise se SHBA per te kontribuar me asistence profesionale ne hetim cka e konsideron si nje garanci per nje hetim te plote, profesional e te paanshem.
Sqarimi
Kryeministri Berisha e informoi dje Zevendesndihmes Sekretarin Amerikan te Shtetit per Evropen dhe per Azine, Kantrimen, se komisioni hetimor parlamentar ka per qellim te ndihmoje ne zbardhjen e plote te 21 janarit dhe se te gjithe dokumentacionin, faktet dhe te dhenat qe ai do te grumbulloje do t'ia dorezoje Prokurorise per ta ndihmuar ne hetim.