E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza publike mes Ilir Metes dhe Dritan Priftit mbi videon e regjistruar

Beteja mes ish zevendeskryeministrit Ilir Meta dhe ish minisrit te ekonomise Dritan Prifti po zhvillohet tani edhe jashte salles se gjyqit. Dy dite me pare biznesmeni Bekim Halilaj per te cilin flitet edhe ne video lidhur me nje ankand nafte deklaroi se ankandi kishte qene i paracaktuar ishte dhene disa dite perpara se te zhvillohej biseda ne video dhe se ate e kishte fituar nje kompani pronari i se ciles  ishte sipas tij ortak me bashkeshoren e zotit Prifti ne nje tjeter kompani Tea Construction.

Nga selia e Levizjes Socialiste per Integrim sekretari i pergjithshem Luan Rama tha se keto zhvillime po provojne se akuzat e zotit Prifti jane mashtrime

Vete deshmitari i prokurorise zoti Bekim Halilaj ka provuar dje me nje mori shkresash dhe dokumentesh zyrtare qe akuzat e zotit Prifti jane jo vetem nje mashtrim por edhe nje manipulim i konkretizuar kjo edhe me ate qe dokumentohet edhe ne video-pergjimin e tij.

Duke ju referuar lidhjeve qe sipas biznesmenit Halilaj fituesi i ankandit per blerje nafte kishte me gruan e zotit Prifti zoti Rama tha se

Mjafton ky fakt per te kuptuar lidhje marredhenie konflikt interesi pazare korruptive apo afera korruptive qe nga zhvillimet e djeshme e shnderrojne tashme procesin gjyqesor ndaj zotit Meta ne proces te mbyllur per te celur nje proces gjyqesor ndaj deshmitarit kryesor te prokurorise.

Por nga ana e tij ish ministri Prifti hodhi poshte lidhjet mes kompanise fituese dhe bashkeshortes se tij ne kohen e zhvillimit te tenderit

Kompania Tea per te cilen ne fakt akuzohem ka konkurruar ne ankandet e Albpetrolit per shitjen e naftes bruto. Ka patur oferten me te mire dhe cmimin me te larte nga te gjithe konkurruesit. Kjo kompani ka blere aksionet vetem ne shkurt te vitit 2011 dhe nuk ka patur asnje aksion ne kompanine e bashkeshortes time me perpara apo gjate kohes ne te cilat une kam ushtruar funksionet e mia si minister.

Zoti Prifti tha se e kish njohur biznesmenin Halilaj permes zotit Meta dhe se eshte nje person me precedente penal

Bekim Halilaj eshte i denuar nje here me vendim te gjykates se shkalles se pare me tre vjet burgim per mashtrim e jo per gje tjeter. Sepse i ka marre me qindra mijera dhe milione leke borxh njerezve dhe eshte zhdukur per disa vite ne Greqi. Po keta jane njerezit qe i dalin ne mbrojtje Ilir Metes. Me keta njerez kerkon ai te manipuloje opinionin kunder meje apo kunder te vertetes. Nuk mund te vazhdohet me keta mashtrues qe i hedhin hi syve drejtesise dhe gjithe shqiptareve duke bere deshmi te rreme ne gjykate. Ka deshmi te tjera te tyre te bera ne prokuori dhe te tjera te bera perpara gjykates.

Per partine e zotit Meta sic u shpreh sekretari i pergjithshem Luan Rama duhet qe drejtesia te fitoje mbi falsitetin

Ilir Meta nuk eshte ne beteje ligjore dhe politike me drejtesine por ne respekt te autoritetit te organeve te drejtesise Ilir Meta eshte ne beteje per drejtesine.

Por per zotin Prifti

nese Ilir Meta eshte per drejtesi pse nuk pranon qe ekspertizen ta beje nje shtet i Bashkimit Evropian nje shtet qe nuk blihet. Ta zgjedhi vete cilindo shtet qe ta beje me policine e saj shkencore dhe ti thuhet te gjithe shqiptareve se kush eshte  verteta.

Zoti Prifti tha se eshte gati te perballet ne cdo moment me zotin Meta. Ky i fundit i akuzuar per korrupsion ndodhet tanime ne nje pozicion disi me te favorshem pasi ekspertet vendas thane se ne materialin video kishte mundesi te medha nderhyrjeje dhe se ne shume pjese ishte e pamundur te realizohej pastertia audio e bisedes. Prokuroria ne fakt kerkoi nje ekspertim te ri per moskompetence te eksperteve vendas por gjykata e rrezoi kete kerkese. Me pare trupi gjykues kishte refuzuar te njihte vlefshemrine e ekspertizes se bere nga dy eksperte te huaj nje anglez dhe nje amerikan duke i dhene keshtu qe ne fillim nje kthese rrjedhes se procesit ndaj ish zevendeskryeministrit. Zoti Prifti nga ana e tij edhe ne deshmine ne gjykate i eshte permbajtur temave te bisedes se regjistruar duke kembengulur se ndaj videos nuk eshte bere asnje nderhyrje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›