Greqia Spanja ndeshen me trysni te re

Greqia dhe Spanja u ndeshen me trysni te re te marten nga kriza evropiane e borxheve.
Bashkimi Evropian i tha hapur qeverise se Athines se nuk do ta marre kestin prej 11 miliarde dollaresh te paketes se ndihmave ne rast se politikanet e percare te vendit nuk nenshkruajne nje deklarate te perbashket ku te angazhohen per mbeshtetjen e masave shtrenguese ekonomike qe synojne shkurtimin e borxhit te vendit. Pa marrjen e ketij kesti Greqia nuk do te jete ne gjendje te paguaje interesat e borxheve muajin e ardhshem. Udheheqesi konservator Antonis Samaras ka thene se miratimi i tij verbal i masave shtrenguese eshte i mjaftueshem dhe ai nuk pranon te nenshkruaje nje dokument me shkrim.
Nje zyrtar i larte i financave i Bashkimit Evropian kryeministri i Luksemburgut Jean-Claude Juncker i tha kryeministrit te ri te Greqise Lucas Papademos se pa angazhimin me shkrim fondet nuk do te leshohen.
Nderkohe fitorja e konservatoreve ne zgjedhjet e Spanjes qe kane ngarkuar politikanin Mariano Rajoy te formoje qeverine e re nuk arriti te qetesoje trysnine e tregjeve financiare mbi qeverine spanjolle. Interesat e bonove spanjolle te thesarit arriten kuoten me te larte ne 14 vjetet e fundit. Interesat per letrat me vlere me maturim 3 mujor e kaluan kuoten 5 perqind nje shifer kjo dy here me e larte se sa e nje muaji me pare dhe me e larte se norma e interesit qe paguajne Greqia dhe Portugalia per bonot e tyre te thesarit.