E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Virusi AH1N1 është rishfaqur merrni masa

TIRANE- Ministri i Shëndetësisë Petri Vasili deklaron se virusi i gripit AH1N1 është rishfaqur dhe se “ka tendencë në rritje”. Deklarata është bërë sot paradite në një takim që kreu I këtij dikasteri ka zhvilluar me mjekët pediatër. Ndonëse nuk ka përmendur raste konkrete, zoti Vasili ka thënë se ministria po përgatit një plan masash kundër gripit të derrit. Gjithashtu u kërkoi të gjitha qëndrave shëndetësore të jenë të përgatitur të afrojnë gjithë ndihmën e nevojshme për pacientët që shfaqin shenjat e këtij virusi.
(vazhdon) Lidhje te tjera VIDEO: Vasili: Virusi AH1N1 është rishfaqur, merrni masa

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›