Lezhë, grabitësit lidhin të moshuarën i marrin paratë
LEZHE-Një grabitje është shënuar në Lezhë në banesën e një të moshuare. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Lal i Ri, ku persona të paidentifikuar kanë hyrën në banesën e të moshuarës me qëllim grabitjen.
Pasi e kanë lidhur zonjën e shtëpisë e cila jetonte vetëm, grabitësit kanë kontrolluar të gjithë shtëpinë derisa kanë gjetur një sasi parash të cilat i kanë marrë. Sipas policisë menjëherë pas grabitjes autorët janë larguar duke lënë ende të lidhur të moshuarën, por nuk kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Ndërkaq vijojnë hetimet për të identifikuar dhe arrestuar grabitësit.
(d.b/BalkanWeb)