Akuza “zbarkon” në Greqi,dëshmon familja e trafikuar
04/06/2009 Gruaja dhe 5 fëmijët tregojnë se si u shfrytëzuan për 7 vjet nga kryefamiljari Xhambazi
TIRANE- Bashkëshortja dhe pesë fëmijët e të pandehurit Agim Xhambazi janë pyetur tre ditë më parë në Greqi nga një prokuror i Krimeve të Rënda. Familjarët që janë trafikuar për qëllime përfitimi nga i pandehuri Xhambazi, kanë treguar përpara prokurorit Anton Martini, ngjarjen e plotë të kalimit të kufirit dhe më pas shfrytëzimin e tyre si lypsa në rrugët e qytetit të Athinës. Në procesverbalin e deklarimeve të tyre, ata kanë deklaruar se kryefamiljari me anën e dhunës psikologjike dhe asaj fizike i ka detyruar për vite me radhë të lypnin në rrugë. Bashkëshortja Lindita Xhambazi dhe 5 fëmijët e të pandehurit kanë shtuar se të gjitha paratë që arrinin të përfitonin nga lypja në rrugë, ja jepnin në darkë të pandehurit 46-vjeçar Agim Xhambazi. Gjashtë viktimat e këtij trafiku kanë treguar se në vitin 2001 kanë kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin për në Greqi. Me ndihmën e nënës së Agim Xhambazit, janë sistemuar në Athinë, në një shtëpi me qira, si dhe janë pajisur me dokumente të rregullta qëndrimi në Greqi. Pas 7 vjetësh endjesh nëpër rrugët e kryeqytetit grek, në vitin 2007 e dëmtuara dhe 5 fëmijët e saj janë ndihmuar nga shoqata humanitare në Greqi, duke u larguar prej Agim Xhambazit dhe janë strehuar te këto shoqata me qendër në qytetin e Selanikut.
Kallëzimi
Me ndihmën e personelit të këtyre shoqatave, e dëmtuara së bashku me fëmijët e saj kanë ardhur në Shqipëri, vend në të cilin kanë kryer edhe kallëzimin penal ndaj të pandehurit Agim Xhambazi. Për hetimin e kësaj ngjarjeje Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar në datën 12 shkurt 2008 procedimin penal nr. 18 në ngarkim të të pandehurit të mësipërm. Menjëherë pas marrjes së deklarimeve të gruas dhe 5 fëmijëve, organi i akuzës ka marrë ndaj të pandehurit masën e “arrestit në burg” në mungesë. Nisur nga këto rrethana vendimi i gjykatës i është dërguar zyrës së Interpolit, në mënyrë që agjentët e këtij të fundit të arrestonin në shtetin helen autorin e shfrytëzimit të fëmijëve dhe gruas së tij. Ndërkohë që pas dërgimit të çështjes në gjykatë si dhe fillimit të procesit gjyqësor organit të akuzës i është nevojitur rimarrja në pyetje edhe një herë e 6 viktimave të të pandehurit Agim Xhamabazi. Për këtë shkak në drejtim të Greqisë ka udhëtuar prokurori i çështjes Anton Martini, i cili pritet që në seancën e radhës që po zhvillon Gjykata e Krimeve të Rënda në ngarkim të Xhambazit të paraqesë të gjithë pretendimet e mara nga bashkëshortja dhe pesë fëmijët e tij.