Fushata politike shkurt
04/06/2009
Caktohet kreu i misionit afatshkurtër i vëzhguesve të OSBE–ODIHR-it për zgjedhjet
Zgjedhjet të rëndësishme në funksion të integrimit
Raporti paraprak publikohet më 29 qershor, një ditë pas zgjedhjeve
OSBE-ja dhe ODIHR-i përmes zyrtarëve të tyre më të lartë kanë deklaruar angazhimin për monitorimin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 28 qershorit në Shqipëri. Drejtori i ODIHR-it, ambasadori Janez Lenarcic, dhe zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Wolfgang Grossruck, në një deklaratë të përbashkët kanë theksuar se do të punojnë së bashku për monitorimin e zgjedhjeve shqiptare. Gjatë një takimi në Varshavë ata kanë bërë të qartë rëndësinë e zgjedhjeve për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri dhe për hapat e mëtejshëm të integrimit në strukturat evropiane të vendit tonë. Sipas tyre, monitorimi i ngushtë dhe bashkëpunimi mes OSBE-së dhe ODIHR-it do të jetë thelbësor për një vlerësim objektiv të procesit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 28 qershori. Austriaku Grossruck është caktuar si koordinatori special për vëzhguesit afatshkurtër në Shqipëri nga kreu i OSBE-së. Sipas njoftimit për shtyp, publikuar në faqen zyrtare të internetit të OSBE-së, zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së gjatë ditës së djeshme është vënë në dijeni mbi aktivitetet e ODIHR-it, përfshirë përgatitjet për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Një deklaratë e përbashkët bazuar mbi vëzhgimet paraprake do të publikohet më 29 qershor, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare.
Fushata zgjedhore
Ndoka: TVSH-ja shkel Kodin Zgjedhore për fushatën
Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, pjesë e koalicionit zgjedhor “Poli i Lirisë”, shprehet i shqetësuar në lidhje me pasqyrimin e debateve politike televizive në Televizionin Publik Shqiptar (TVSH). Ndoka ka dërguar ditën e djeshme një letër drejtuar Drejtorisë së TVSH-së, për dijeni prezencës së OSBE-së, misionit të ODIHR-it në Tiranë dhe Këshillit Kombëtar të Radiotelevizionit, ku shprehet se ky stacion televiziv publik po shkel Kodin Zgjedhor gjatë pasqyrimit të aktiviteteve të saj politike. “Vërejmë me shumë shqetësim se drejtuesit e TVSH-së, të ndikuar nga urdhrat politikë, po veprojnë në kundërshtim me ligjin, duke zhvilluar debate me parti të të njëjtit koalicion politik, konkretisht “Aleanca e Ndryshimit”, PD e PR, ndërsa për koalicionet e majta “Bashkimi për Ndryshim” (PS) dhe “Aleanca Socialiste për Integrim” (LSI). Pra, nga kampi i majtë ruhet përfaqësimi i dy koalicioneve, ndërsa djathtas përjashtohet koalicioni “Poli i Lirisë” dhe PDK-ja”, - thuhet në këtë letër. Ndoka shkruan se debatet bipolore PD-PS vërehen në shumë televizione private, duke përjashtuar koalicionet e tjera dhe alternativat e ndryshme politike.
Partia Republikane
E djathta e ndjeshme ndaj kërkesave të qytetarëve
Kryetari i Partisë Republikane ka deklaruar nga Përrenjasi se qeveria e mazhorancës së djathtë politike ka bërë investimet më të mëdha gjatë katër vjetve të fundit. Gjatë këtij takimi elektoral kryerepublikani Mediu është shprehur se investimet janë bërë në ata sektorë që janë më parësorë jo vetëm për të djathtën, por për të gjithë shqiptarët. Ai u shpreh se këto investime do të vijojnë si përgjigje ndaj çdo nevoje të çdo qytetari shqiptar edhe pas zgjedhjeve të 28 qershorit, ku koalicioni i djathtë do të dalë fitues. Kreu i PR-së ka deklaruar se e djathta meriton të fitojë zgjedhjet. “PR-ja, por dhe e gjithë e djathta, është e ndjeshme ndaj çdo kërkese të qytetarëve shqiptarë, dhe kjo sepse e djathta është një mozaik vlerash, u ofron shansin politik të gjithëve dhe ka vend për të gjithë shqiptarët. Ne kemi bërë shumë këta katër vjet, por do të bëjmë edhe më shumë, do të nxitim sektorët për vende të reja pune”, - tha ai. Mediu u shpreh se do të vazhdojnë investimet në arsim, në sektorin e shëndetësisë, në energjetikë, ekonomi dhe çdo sektor tjetër, në mënyrë që të gjithë qytetarët shqiptarë të kenë një të ardhme më të mirë.