Videoja Meta ekspertize private shte montazh
Ish-zevendeskryeministri Ilir Meta ka ndermarre nje ekspertize private per montazhin sipas tij qe i eshte bere videos se publikuar nga Dritan Prifti. Ish-zevendeskryeministri Ilir Meta deklaroi dje se videoja e regjistruar midis tij dhe ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti eshte e manipuluar.
Se bashku me avokatin e tij Petrit Serjani i cili ka mbrojtur Fatmir Mediun ne kohen kur ai u akuzua nga prokuroria per tragjedine e Gerdecit Meta doli ne konference shtypi ku deklaroi rezultatet e ekspertimit te nje kompanie private pas kerkeses se Metes. Avokati tha se ne rezultate tregohet qe videoja eshte e montuar. Ekspertiza tregoi montimin e videos - ngulmoi Meta sipas te cilit videoja ishte masaker nga ana profesionale. Meta deklaroi se eshte i hapur per cdo pyetje ne lidhje me kete ceshtje. Meta mohoi ne menyre kategorike cdo aludim ndersa nuk pranoi te interpretonte biseden ne video duke shtuar se eshte nje montazh dhe eshte perdorur si nje mjet shantazhi. Ishte nje masaker nga pikepamja televizive duke bere manipulime per sa i takon zerit duke pasur nje mosperputhje per sa i takon degjimit dhe titrave dhe fshirje te shumta te bisedes te cilat kane qene te qellimshme per te krijuar nje efekt emocional ndaj teleshikuesit. E kam thene edhe me pare jam i hapur per tu hetuar nga prokuroria. I kam derguar dhe nje leter Kryetares se Parlamentit Jozefina Topalli ku zyrtarisht e informova per lenien e imunitetit dhe per te dhene doreheqjen nga funksionet qeveritare dhe jam i bindur se pavaresisht nga bindjet e mia kjo eshte per tu dhene me shume besim njerezve - deklaroi z. Meta. Per te bere cdo gje transparente Meta me ane te avokatit Petrit Serjani vuri edhe nje here ne dukje se sekuencat filmike jane vetem montime duke shfaqur dhe mosperputhje te bisedes. Kreu i LSI-se hodhi serish akuza ndaj kreut te PS-se duke deklaruar se kjo ishte nje manipulim i porositur nga vete Rama. Po dje PS akuzoi Ilir Meten per favoret qe po i ben elektoratit te LSI-se. Deputetja socialiste Olta Xhacka theksoi se eshte e turpshme qe Ilir Meta vjen verdalle lart e poshte neper Shqiperi duke u perpjekur te shese favore e faqe nga blloku i tij ne kembim te votave per zgjedhjet vendore te 8 majit. Sipas deputetes Xhacka doreheqja e Ilir Metes seshte asgje me teper se nje farse per aq kohe sa ai vazhdon te kontrolloje Ministrine e Ekonomise e per pasoje te vjedhe e pasurohet pa i hyre gjemb ne kembe per aferat e skandalet e provuara publikisht.