Berisha Spushtohen institucionet e nje vendi te NATO-s

Kthehen shqiponjat nga Kandahari Berisha pret komandot shqiptare. Do ti kthejme Shqiperise imazhin qe meriton
Kryeministri Sali Berisha vleresoi dje rolin e Forcave te Armatosura duke sjelle ne vemendje 21 janarin por me garancine e plote se institucionet e nje vendi anetar te NATO-s nuk mund te lejohen te pushtohen.
Kryeministri Sali Berisha pershendeti trupat e kontigjentit paqeruajtes qe u kthyen nga misioni i tyre ne Afganistan. Duke i konsideruar ngjarjet e 21 janarit si nje akt i shemtuar Kryeministri Berisha siguroi se qeveria do beje gjithcka qe ti riktheje Shqiperise imazhin qe ajo meriton dhe per te deshmuar se liria dhe vlerat e saj jane te pakapercyeshme dhe te padhunueshme ne kete vend.
Sipas tij anetaresimi i Shqiperise ne NATO ishte nje arritje historike por po ashtu edhe pergjegjesia ndaj Aleances.
Kur ju perballeshit me armikun me te eger te lirise se kombit afgan ne shpellat ne malet e Kandaharit ne 21 janar grupe banditesh do sulmonin seline e Keshillit te Ministrave. Te paret qe kane ardhur ne mendjen time ne ato momente keni qene ju pasi institucionet kushtetuese te nje vendi anetar te NATO- nuk mund te pushtohen kurre. Ato i mbrojten trup me trup vellezerit dhe motrat tuaja te uniformes pasi ato jane keshtjella lirie dhe nuk mund te mposhten - tha Berisha. Kryeministri iu drejtua komandove se ne kohen kur trupat shqiptare perballeshin me nje armik te eger ne Kandahar grupe bashibozukesh dhe kriminelesh do te sulmonin Keshillin e Ministrave por duke i garantuar se do te jene te paprekshme institucionet legjitime te Shqiperise.
Dua tju garantoj se pasioni per lirine dhe vlerat e saj jane ato qe na udheheqin ne ne rrugen e ndertimit te sistemit demokratik. Ju garantoj se ajo qe ndodhi ishte vertet nje akt i shemtuar por ne se bashku do bejme cdo gje qe ti kthejme Shqiperise imazhin qe meriton e te deshmojme se liria eshte e pakapercyeshme ne kete vend - tha z. Berisha. Me tej Kryeministri premtoi se qeveria do te beje cdo perpjekje per te modernizuar FA.
Qeveria shqiptare mbetet e vendosur te beje cdo perpjekje per modernizmin e Forcave te Armatosura Shqiptare ne menyre qe ato te permbushin me dinjitet te gjitha detyrimet qe rrjedhin nga anetaresia ne NATO - tha dje Kryeministri Sali Berisha ne ceremonine e zhvilluar ne seline e Kryeministrise per pritjen e trupave te kontigjentit paqeruajtes Eagle 1 qe u kthyen nga misioni i tyre ne Afganistan.
Gjate ceremonise ishin te pranishem edhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami drejtues te larte te ushtrise shqiptare si dhe e ngarkuara me pune e ambasades se SHBA-se ne Tirane Deborah Jones. Kryeministri Berisha shprehu mirenjohjen per misionin e larte fisnik qe ushtaraket e Eagle 1 permbushen per 6 muaj me radhe ne Afganistan.
Ju nderuat flamurin tone kombetar dhe flamurin e NATO-s pasi ia dolet qe ne misione nder me te rrezikshmet te deshmoni trimeri gjakftohtesi dhe pergatitje ushtarake te shkelqyer - tha Berisha.
Sipas tij misioni Eagle 1 do te mbetet ne kujtesen e Forcave tona te Armatosura dhe kombit shqiptar si misioni i pare paqeruajtes luftarak qe forcat tona ndermarrin pas anetaresimit te Shqiperise ne NATO.
Ndersa ministri i Mbrojtjes Arben Imami vleresoi misionin e suksesshem paqeruajtes te Eagle 1 te cilet sipas tij luftuan ne mbrojtje te lirise dhe paqes per te kontribuar ne lirine dhe stabilitetin e nje vendi mik ne kuadrin e NATO-s. Gjate ceremonise ishin te pranishem edhe drejtues te larte te ushtrise shqiptare si dhe e ngarkuara me pune e ambasades se SHBA-se ne Tirane Deborah Jones. Ndersa ministri i Mbrojtjes Arben Imami deklaroi se misioni i trupave vjen i kryer suksesshem ne atdhe. Kjo dite eshte e rendesishme per ne dhe per Shqiperine si anetare e NATO-s ndaj ju falenderoj per punen dhe perkushtimin tuaj - tha Imami. Ne mbyllje te ceremonise pershendeten edhe femijet e kontigjentit paqeruajtes te kthyer ne atdhe. Kontigjenti paqeruajtes Eagle 1 u nis per ne Kandahar ne muajin korrik te vitit 2010. Ky kontigjent i perbere nga 44 oficere nenoficere dhe ushtare profesioniste efektive te Batalionit Special te Forcave Tokesore kreu nje nga misionet me te veshtira e me te rrezikshme ne 8 vitet e fundit qe kur Forcat tona te Armatosura u bene pjese e misioneve paqeruajtese ne bote. Ata kane sherbyer me sukses perkrah forcave speciale amerikane qe veprojne ne Afganistan duke ushtruar veprimtarine e tyre ushtarake ne kuader te operacionit ISAF.