E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat PD-PS, prokuroria thërret Vokshin dhe Braçen



Akuzat dhe kundërakuzat mes deputetëve të mazhorancës dhe të opozitës kanë sjellë edhe reagimin e Prokurorisë së Rrethit të Tiranës e cila ka thërritur në zyrat e saj deputeten e demokrate, Albana Vokshi dhe deputetin socialiste Erion Braçe. Sipas informacioneve të deritanishme të dy deputetët, që prej disa ditësh shkëmbejnë akuza dhe kundërakuza në distancë me njëri-tjetrin u thërritën nga prokurorët pikërisht për këtë fakt. Mësohet se Prokuroria e kryeqytetit ka nisur hetim kryesisht për akuzat për korrupsion dhe abuzim më detyrën që të dyja palët kanë lëshuar ndaj njëri tjetrit në publik, përgjatë konferencave të shtypit, hetim ky që nuk ka gjetur bashkëpunimin as të deputetes demokrate dhe as të deputetit socialist, të dy ligjvënësit nuk kanë paraqitur asnjë provë për akuzat e ndërsjellta që kanë bërë ditët e fundit.

28 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›