Akuzat, deputetja Vokshi sfidon Tahirin në gjykatë

Deputeti Sajmir Tahiri, është gjobitur nga Gjykata e Tiranës me 3.3 milionë lekë të reja, pasi u shqyrtua padia e bërë ndaj tij për shpifje nga deputetja Vokshi.
Akuzat janë bërë vitin e shkuar kur deputetët e opozitës akuzuan Vokshin dhe bashkëshortin e saj Arjan Tartari për përfitime me koncesionet e naftës Stream Oil" dhe si një nga aksionerët e kompanisë "Vision Construction". Tashmë deputeti socialist do të detyrohet të paguaj shumën nëse nuk e apelon vendimin.
Pas publikimit të vendimit, reagoi menjëherë Tahiri, duke theksuar se nuk priste që kërcënimet e kryetares së Parlamentit, siç i quajti ai, të ktheheshin në vendime gjykate. “Nuk jam njohur ende me vendimin dhe as me arsyetimin e tij, por sigurisht nuk prisja që kërcënimi i Jozefina Topallit në seancën e kaluar do kthehej kaq shpejt në vendim gjykate. Një gjë është e sigurt, jo Albana Vokshi e cila është vetëm një copë e vogël e dhjamit të pushtetit, por as Jozefina Topalli e as Sali Berisha dhe pushteti i tyre i krimbur, nuk do arrijnë dot të më mbyllin gojën duke më ndaluar të them të vërtetat që shqiptarët duhet të dinë për këtë qeveri”, tha ai. /S.Ll/Start/
2011-10-25 08:43