Mbështetësit e Gadafit gjenden “të ekzekutuar”

“Human Rights Watch” (HRW) tha se viktimat, disa prej të cilëve i kishin duart e lidhura – vdiqën nja javë më parë.
Kjo është akuza më e fundit për mizori në Libi, mizori të kryera nga të dyja palët gjatë konfliktit tetë mujor.
Udhëheqësit e rinj të Libisë kanë mohuar çdo përfshirje në abuzimet dhe u kanë kërkuar libianëve që të heqin dorë nga sulmet hakmarrëse.
Zbulimi i 53 trupave të pajetë vjen vetëm një ditë pasi turma të ngazëllyera festuan në rrugët e të gjithë Libisë çlirimin e plotë të vendit. Përveç të tjerave, Këshilli Kombëtar i Tranzicionit është vënë nën presion nga ndërkombëtarët për të hetuar vrasjen e ish-liderit të Libisë, Muamar Gadafi.
Trupi i Gadafit është vënë në një objekt të ftohtë magazinimi në Misrata dhe çdo person mund të shkojë ta shohë./Start/F. P/
2011-10-24 15:37