Partizani, fitorja detyrim me Sopotin

(ALBANIA SPORT) – Me 18 pikë larg vendit të parë, Bylisit (41) dhe 8 pikë larg vendit të katërt, Adës (31 pikë), Partizani (23 pikë, vendi i 8-të, një ndeshje më pak) udhëton në Librazhd në përballjen ndaj Sopotit vendas (10 pikë) me synim e vetëm fitoren, çka do t’i jepte shpresë një prej ekipeve më të famshme të Shqipërisë të shpresonte për një rikthim të mundshëm të shpejtë në Kategorinë Superiore.
Në ndeshjen e fundit kundër Bylisit, Partizani nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në “Selman Stërmasi”, pavarësisht se Artan Karapici (7 gola këtë sezon) shënoi i pari për formacionin kryeqytëtas të drejtuar nga Skerdi Bejzade.
Partizani vuajti shumë fazën e parë me ndeshjet në transfertë, duke humbur 4 nga 8 ndeshjet e zhvilluara, çka ishte në kontrast të plotë me bilancin e takimeve të luajtura në shtëpi (5 fitore, 2 barazime, 1 humbje).
Përballë Sopotit të vendit të parafundit, por që në shtëpi njeh vetëm fitore (3 të tilla) dhe humbje (4), “armata e kuqe” beson se do të kthehet me tri pikë ndaj një Sopoti me shumë probleme e që humbi në ndeshjen e fundit 3-0 me Elbasanin në “Ruzhdi Bizhuta” (java 17).
Në fazën e parë, Partizani fitoi 3-1 me Sopotin. Hoxha 28’(a), Bejzade 32’dhe Karapici 36’ ishin autorët e golave për Partizanin, ndërsa Lezi 65’ realizoi për Sopotin e Librazhdit.
Persa u perket mungesave, Ardjan Beqiri (i pezulluar), Artan Karapici (i demtuar), Qazim Buna (i demtuar) jane mungesat e sigurta per Partizanin, nderkohe qe Ardit Beqiri dhe Rrahman Hallaci jane ne dyshim. Te Sopoti mungon Klodian Karaj (i pezulluar).
Kategoria e Parë
Java 18
13.02.2010, 14:00
Ada-Lushnja
Turbina-Elbasani
Bylis-Burreli
Besëlidhja-Gramshi
Sopoti-Partizani
Bilishti-Skrapari
14.02.2010, 14:00
Kamza-Pogradeci
Luftëtari-Memaliaj
RENDITJA
1. Bylis 41
2. Lushnja 35
3. Elbasani 35
4. Ada 31
5. Pogradeci 31
6. Kamza 30
7. Burreli 24
8. Partizani 23
9. Luftëtari 22
10. Gramshi 20
11. Bilishti Sport 20
12. Besëlidhja 15
13. Turbina 15
14. Memaliaj 14
15. Sopoti 10
16. Skrapari 9
REZULTATET E NDESHJEVE
NË FAZËN E PARË
KATEGORIA E PARË
JAVA 3, 12.09.2009
Ora: 16:30
Lushnja-Ada 2-0
Bubeqi 34’, Arbëri 70’
Elbasani-Turbina 1-0
Rraboshta 30’
Memaliaj-Luftëtari 1-1
Bullgari 76’/Zhargalliu 19’
Burreli-Bylis 1-0
Radaj 61’
Gramshi-Besëlidhja 1-1
Auia 45’/Toma 47’
Partizani-Sopoti 3-1
Hoxha 28’(a), Bejzade 32’, Karapici 36/ Lezi 65’
Skrapari-Bilisht S 1-0
Lame 3’
Të hënën, 14.09.2009
Pogradeci-Kamza 1-0
Drazhanin 17’
Burimi: Albania-sport.comE Premte, 12 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili