E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia: Vrasësi i arkëtares, autor i 16 veprave, grabiste për të luajtur bixhoz

Viktor Gushi

I përditësuar - Njeriu që terrorizoi Tiranën 24 orët e fundit është një i varur nga lojërat e fatit. Policia e Tiranës ka qartësuar profilin e vrasësit të arkëtares së bankës, Eleonora Kaloçi, dy ditë më parë dhe argjendarit Rrapo Sinani. 44-vjeçari Viktor Gushi, nga Patosi, u arrestua pasditen e së enjtes, në banesën ku j

etonte me qera në kryeqytet. Sipas drejtorit të policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj, operacioni i koduar Banka, përveç prangosjes së vrasësit dhe grabitësit Gushi, ka zbardhur edhe 15 ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në periudhën kohore 2008-2012.

44-vjeçari Gushi ka pranuar se është autor i vrasjes së arkëtares Eleonora Kaloçi, por edhe të argjendarit Rrapo Sinani, si dhe plagosjes së rojës së bankës, Skënder Elmazi.

Ai ka deklaruar se ka vepruar i vetëm dhe ishte frekuentues i rregullt i lojërave të fatit dhe kazinove. Sipas Çaushajt, pas çdo grabitjeje, ai i depozitonte paratë në një nga llogaritë e tij bankare, për ti tërhequr më pas kur i duheshin për të luajtur. Me mbarimin e parave, ai niste projektimin e një tjetër grabitjeje. / Gazmira Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›