Raportuesit e KiE-së vizitë monitoruese në shqipëri

Bëhet fjalë për Tomáš Jirsa (Republika Çeke, Grupi Evropian Demokrat) dhe Grigore Petrenco (Republika e Moldavisë, Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane), bashkë-raportues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) të cilët do të vijnë në Tiranë nga 2-4 prilli 2012 për monitorimin e detyrimeve dhe angazhimeve nga Shqipëria.
Sipas një njoftimi të zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri, gjatë vizitës së tyre bashkëraportuesit pritet të takohen me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, me Kryeministrin Sali Berisha dhe Ministrin e Drejtësisë, Bujar Nishani. Bisedime janë planifikuar dhe me liderët e partive politike, me delegacionin shqiptar në APKE, me komisionin parlamentar për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit, me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorin e Përgjithshëm, si dhe me përfaqësues të OJQ-ve dhe komunitetit diplomatik.
Diskutimet do të përqendrohen kryesisht në reformat elektorale dhe parlamentare, në luftën kundër korrupsionit, zhvillimet në lidhje me zgjedhjet e ardhshme presidenciale, si dhe në hetimin e ngjarjeve të janarit 2011. /Start/
2012-03-29 16:24