Ish-pronarët: Qeveria po vonon kompensimin 5 mln $
Nga Aurora Sulce
Ish-pronarët denoncojnë vonesat në shpërndarjen e fondit prej 5 milionë dollarë për kompensimin e tyre. Ata deklarojnë se qeveria ka ngritur një komision ndërministror për rishikimin e vlerës së tokave, në kundërshtim me ligjin
TIRANE-Edhe këtë vit, qeveria është e vonuar në shpërndarjen e fondit prej 5 milionë dollarë për kompensimin e ish-pronarëve. Sipas ligjit, kjo shumë duhet të ishte shpërndarë brenda muajit Qershor. Përfaqësuesit e ish- pronarëve deklarojnë se vonesat kanë ardhur pasi qeveria po bën rishikimin e vlerës së tokës nëpërmjet një komisioni ndërministror, në kundërshtim me ligjin dhe metodologjinë e vlerës së tokave, të miratuar nga parlamenti.
Përfaqësuesit e ish-pronarëve e konsiderojnë fondin prej 5 milionë dollarë shumë të vogël krahasuar me faturën reale financiare të kompensimit të ish-pronarëve, që sipas tyre arrin në 30 miliardë euro. Edhe vitin e ardhshëm qeveria ka parashikuar të njëjtin fond prej 500 milionë lekë ose 5 milionë dollarë për kompensimin e ish-pronarëve. Procesi i Kthimit dhe Kompesimit të Pronarëve duhet të mbyllet brenda vitit 2014, duke qenë se është edhe një ndër kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë për integrimin në Bashkimin Eeuropian.
(d.b/BalkanWeb)