Miratohen 2 kandidaturat për anëtarë të KKRT
Komisioni i Medias ka miratuar vetëm me votat e maxhorancës 2 kandidaturat për anëtarët të Këshillit Kombëtar të Radio Televizionit, Altin Ndroqin dhe Minella Kureten. Opozita ka kundërshtuar për faktin se dy kandidaturat janë politike.
TIRANË - Komisioni i Medias bëjnë të ditur se maxhoranca në pushtet ka arritur të kalojë dy kandidaturat, atë të Altin Ndroqit dhe Minella Kuretës, në Komisionin Parlamentar të Medias pa praninë e gazetarëve dhe me kundërshtimin e hapur të opozitës. Ndërkohë Komisioni bëjnë të ditur se maxhoranca do të përpiqet të miratojë me forcë kartoni në seancën e pasdites njërin nga dy kandidaturat e miratuara prej saj për një vend në Këshillin Kombëtar të Radio Televizionit. Burime nga opozita bëjnë të ditur se debati në këtë komision ka konsistuar në faktin se dy kandidaturat janë thjeshtë dhe vetëm politike.
I njëjti debat u zhvillua disa ditë më parë në Komisonin e Medias ku pas mungesës së kuorumit për ti miratuar, shumica ra dakord të kërkojë kandidatura edhe nga shoqatat jo qeveritare. Sipas opozitës në këtë mënyrë shumica vendos në kontroll politik edhe ndaj një institucioni siç është KKRT. Si Ndroqi dhe Kureta janë të dyja propozime të Partisë Demokratike, për vendin e lënë bosh në KKRT pas shkarkimit të nënkryetarit të këtij këshilli me pretendimin e PD se kishte prejardhje nga politika konkretisht nga Partia Demokristiane.
(a.s/News24/Balkanweb)