Akuzat e Dick Marty për organe, prokurori i BE në Kosovë
PRISHTINE-Një prokuror Special i Bashkimit Evropian ka mbërritur në Kosovë për të hetuar akuzat se luftëtarët etnikë shqiptarë kanë hequr dhe shitur organet e serbëve të zënë rob gjatë luftës së tyre me Serbinë në vitin 1999. Kështu ka deklaruar të mërkurën për agjencinë Reuters një zëdhënës i misionit ndërkombëtar.
BE-ja ka emëruar John Clint Williamson nga Shtetet e Bashkuara, si prokurori kryesor për të shqyrtuar akuzat se ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), luftëtarë besnikë të kryeministrit të tanishëm Hashim Thaçi, tregtonin organe të marra nga serbët e zënë robër dhe më pas të vrarë.
Pretendimet për këtë rast u shfaqën në vitin 2010, kur Dick Marty, një raportues i Këshillit të Evropës dhe ish-prokuror zviceran, nxori dyshimet se të burgosurit e luftës janë dërguar në veri të Shqipërisë dhe disa prej tyre u ishin marrë organet të cilat u ishin shitur.
Qeveria e Kosovës ka mohuar me forcë akuzat e Martyt duke thënë se ishte e gatshme të bashkëpunojë me hetuesit.
"Williamson arriti të martën për disa ditë dhe do të ketë takime me zyrtarët e qeverisë, staf të BE-së dhe përfaqësuesit diplomatikë", tha Juri Laas, zëdhënëse e Task Forcës së veçantë që do të merret me hetimet.
"Ne jemi ende në fazën e hetimit paraprak dhe se është shumë herët për të vënë ndonjë afat kohor për shkak se këto akuza të rënda u referohen ngjarjeve që kanë ndodhur më shumë se dhjetë vjet më parë", tha Laas.
Serbia humbi kontrollin mbi Kosovën në vitin 1999 kur NATO e bombardoi atë për 78 ditë për të ndaluar vrasjen dhe dëbimin e civilëve etnikë shqiptarë nga forcat serbe në një luftë dy-vjeçare kundër kryengritësve shqiptarë.
Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe deri më tani më shumë se 80 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, e kanë njohur atë. Beogradi e mbështetur nga Rusia, refuzon ta njohë sovranitetin e saj.
(d.b/GazetaExpress/BalkanWeb)