E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsion me internetin. Balla Pollo te jape sqarime per lejet

Ministri Genc Pollo do te jape sqarime ne parlament per lejet e shfrytezimit te fibrave optike. Deputeti socialist Taulant Balla ka thirrur ne interpelance ne kuvend ministrin e Informacionit, Teknologjise dhe Inovacionit pasi ky proces thote nje dite para seances i mandatuari i selise roze paraqitet sipas tij rast te paster te korrupsionit.

“Synon të hedhë dritë mbi të gjitha procedurat e ndjekura nga qeveria për dhënien e licencave për fibrat optike të rrjetit tokësor, nënujor si dhe për rrjetin kombëtar me bazë të gjerë. Një licencë dhe një koncension ky që synon të jepet brenda datës 15 nëntor për të cilat ne disponojmë dokumenta dhe vendime të kësaj qeverie apo dokumenta të tjera zyrtare të institucioneve të tjera të vendit që tregojnë qartë që të gjitha procedurat e ndjekura janë në mungesë të plotë transparence, janë në mungesë të plotë konkurence. Dhënia e këtyre licencave është bërë në respekt të interesave të caktuara të lidhura me qeverinë”- tha Balla.

Balla thote se interpelanca do te perqendrohet ne nje sere pyetjesh drejtuar ministrit Pollo per menyren sesi jane dhene lejet per kompanite qe aktualisht kane te drejten e shperndarjes se internetit, per te cilen deputeti socialist thote se ky proces ka qene klientelist.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›