Evazioni fiskal, Tatimet verifikime në terren
TIRANE- Drejtoria rajonale e tatimeve të Tiranës vijon verifikimet në terren të inventarëve të subjekteve në gjëndje kreditore dhe atyre me pagesë minimale poshtë cmimeve të tregut. Kreu i tatimoreve të Tiranës Ismail Muça tha se puna do të vazhdojë deri në zbardhjen e inventarëve të të gjithë tatim paguesve dhe do të krahasohen me gjendjen kontabël. Ai jep dhe një paralajmërim se subjektet që pas konstatimeve do konsiderohen si evazionistë, përveç gjobave do të kenë dhe ndjekje penale.
“Drejtoria e Tiranës ka skeduar të gjitha këto subjektet, dhe ka nisur kontrollin në terren. Vetëm në këtë muaj në 7 vizita fiskale që janë kryer ka rezultuar një zbulim të uljes së gjendjes kreditore në 118 milionë lekë. Është një shumë shumë e konsiderueshme. “- tha zoti Muca në një prononcim për NEWS24.
Ai shtoi se nga verifikimi në terren ka pasur një impakt të të ardhurave tatimore për tvsh me një rritje prej 9. 5 % krahasuar me 1 vit më parë.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)