E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga 19- vjecarit vrau taksistin dhe rojen e karburantit

Nje vit pas vrasjes se taksistit Urim Begu dhe ekzekutimit te Petraq Mihalit rojes se karburantit ngjarje te ndodhura brenda nje ore ne Kavaje dhe Fier, Policia e Tiranes ka arritur te arrestoje njerin prej autoreve. Vrasjet te cilat mbajne daten e 13 tetorit te vitit 2010 jane zbardhur plotesisht nga blute e kryeqytetit te cilet pas nje viti hetimesh kane mundur te identifikojne dy autore njeri prej te cileve eshte vetehelmuar me fostoksine nje muaj me pare ndersa personi tjeter i rene ne pranga eshte 19- vjecari Jurgen Kule nga fshati Libofshe i Fierit.

“Shtetasi i sipërpërmendur Jurgen Kule, dyshohet të jetë bashkëautor edhe me shtetasin E. L, i cili ka vdekur një muaj më parë pas konsumimit të fostoksinës. Dyshohet se zanafilla e kësaj ngjarjeje ka qenë grabitja e taksistit Urim Begu ku autorët kanë hipur në automjet në Tiranë dhe pas mbrritjes në Kavajë kanë grabitur e më pas vrarë të ndjerin Urim Begu. Autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes bashkë me automjetin e vjedhur dhe kanë ndaluar për të furnizuar automjetin në një pikë karburanti ku dhe kanë vrarë me armë zjarri rojen e këtij karburanti, shtetasin Petraq Mihali”- deklaroi drejtori i Policise se Tiranes, Saimir Muca.

Nga kontrolli i banesës së 19- vjecarit policia ka arritur të sekuestrojë armën tip psitoletë me të cilën janë kryer të dyja vrasjet por edhe dy celulare qe I perkisnin taksistit te vrare. Akt ekspertiza kishte vërtetuar se dy gëzhojat e gjetura në vendngjarje kishin dalë nga pistoleta që është gjetur në banesën e 19- vjecarit.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›