Rregullorja e Kuvendit Paloka Ne vote vetem modeli i PE-se
Sipas kalendarit tre javor të Kuvendit, komisioni i ligjeve në ditët e para të nëntorit do të shqyrtojë kërkesën e socialistëve për ndryshimin e rregullores parlamentare. Demokratët presin nga të majtët të bëjnë tolerimet e tyre, pasi ata thonë se drafti nuk mund të kalojë në votë në asnjë variant tjetër, përveçse atij të Parlamentit Evropian.
“Qëllimin tonë për rregulloren e kemi bërë të qartë. Jemi gati të diskutojmë. Ka një rregullore Parlamenti Europian. Besoj nuk duhet të ketë asnjë kundërshtim për rregulloren e PE. Nuk besoj se dyshon njeri se ajo është jodemokratike. Nuk kemi pse të bëjmë shpikje të reja. Mjafton të adoptojmë atë rregullore dhe besoj se cështja e rregullores është e zgjidhur meqë PS këmbëngul. Sa për kodin janë ndryshimet e propozuar nga OSBE/ODIHR. Janë vërejtjet që ata kanë bërë mbi bazën e të cilave ne duhet të përqëndrohemi ”- tha Paloka.
Në nismën e kërkuar nga selia rozë kërkohet zhbërja e të gjitha ndryshimeve të viteve të fundit në rregulloren e Kuvendit. Ndër to përfshihet kthimi i votimit të fshehtë për dekretet e presidentit dhe diskutimi i lire 60 minutësh si pikë e parë e rendit të ditës.
Elona Gjylmi