E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat e Gjinushit dhe shkrirja e opozitës

16-04-2012 / Gazeta 55

Akuzat e Gjinushit, përveç përmasës personale të interesit për mbijetesë politike, zbulojnë edhe mangësitë e projektit opozitar. Këto akuza artikulohen prej 7 vitesh dhe konfirmojnë paaftësinë e Edi Ramës për të ndërtuar një projekt alternativ fitues. Pas Milos, Ndokës dhe të tjerëve, që kanë veç interesa të grupit, dalja hapur e Gjinushit sjell probleme tek hipoteka politike e ish-komunistëve, e cila s’ka më besim tek një jofitues si Edvini

“Opozita socialiste më ngjan si gratë e dhunuara. Partia që bën llogaritje të parë ndarjen e pushtetit dhe jo fitoren, ka mbetur vërtet pas dhe, në këtë rast, në njëfarë mënyre përgatit humbjen e vet”. Kjo është deklarata më e fundit e njërit prej aleatëve historik të PS-së, kryetarit të Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi. Ai ka qenë i ashpër në reagimet e tij, gjatë gjithë javës së kaluar, duke e cilësuar opozitarizmin e Edi Ramës si instrument të dështuar dhe aspak dobiprurës për popullin opozitar. “Opozita parlamentare sot është fiks si gratë e dhunuara, që kanë frikë të denoncojnë dhunuesin dhe kujtojnë se do shpëtojnë familjen duke mos denoncuar që burri është trafikant”- referohet ai rolit fiktiv të PS, mungesë efikasiteti në të bërit opozitë ndaj qeverisë si dhe e paaftë të afrojë aleatët apo të realizojë premtimin e hershëm të Edi Ramës, bashkimin e opozitës. Gjinushi konstaton gjithashtu se PS nuk ka vetëm mungesë vizioni sa i takon “opozitarizmit të fortë” kundrejt mazhorancës, por ka edhe mungesë aftësie programore, duke qenë e mjegullt në ndërtimin e platformës majtiste, që në thelb duhet të parashohë unifikimin e spektrit të majtë me qëllim ardhjen në pushtet. Përkundrejt dëshirës së aleatëve, Gjinushi konstaton se Rama duke ndarë “pushtetin” pa arritur “fitoren”, thjesht sa po përgatit humbjen e vet. “Partia që bën llogaritje të parë ndarjen e pushtetit dhe jo fitoren, ka mbetur vërtet pas dhe, në këtë rast, në njëfarë mënyre përgatit humbjen e vet”- thotë ai. Diku iu referuar ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Gjinushi shprehet se PS mashtroi aleatët duke mbajtur një qëndrim jokorrekt. Sipas Gjinushit, bashkimi me PS s’është se ka sjellë ndonjë rezultat pozitiv për aleatët dhe nga ky moment, partia më e madhe e opozitës duhet të reflektojë në raportet e saj me aleatët.  “Deri dje ka mbajtur një qëndrim jokorrekt, sepse thoshin se  unë dakord jam, por s’do ai. Nëse je ulur për të bërë reformë, një reformë që do të thosha se kjo është e fundit për Shqipërinë, sepse Shqipëria ka bërë mbi  10 reforma zgjedhore… Është kurajë e madhe të bësh reformë në këtë qeveri, apo të hysh në zgjedhje me këtë qeveri dhe jo më të tolerosh brenda reformës. Dhe një gjë që e di mirë Rama dhe kushdo, është se bashkimi me PS nuk na ka favorizuar. Kur një parti e vogël bashkohet me një të madhe, më shumë përfiton e madhja sesa ajo e vogla. Kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë kërkojmë që ta kuptojë më në fund PS. Partia që bën llogaritje të parë ndarjen e pushtetit dhe jo fitoren, ka mbetur vërtet pas dhe, në këtë rast, në njëfarë mënyre përgatit humbjen e vet”- u shpreh më tej, Gjinushi. Qëndrimi i aleatëve, nënkupto këtu Paskal Milon, Skënder Gjinushin, Nard Ndokën dhe Vangjel Dulen, në tërësi është një konstatim i mangësive të theksuara të Edi Ramës për ndërtuar një formacion të qëndrueshëm politik. Njeriu anti-koalicion sheh dhe parasheh humbjen përmes aleatëve dhe në të vërtetë përjeton të njëjtat ndjenja edhe duke konkurruar pa aleatët.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›