Prifti: Nuk më trembin kërcënimet e avokatëve të djallit
TIRANË- Ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti ka reaguar menjëherë pas deklartave të avokatëve mbrojtës së ish zv/kryeministrit Ilir Meta, të cilët deklaruan se do e padisin për shpifje.
Prifti u shpreh se nuk e tremb asnjë kërcënim në botë, ndërkohë që akuzoi ekspertët shqiptar se gënjyen opinionin publik duke shtrembëruar drejtësinë.
“Nuk më trembin kërcënimet e avokatëve të djallit. Nuk më tremb asnjë kërcënim në botë. Ekspertët e videos gënjyen publikun dhe shtrembëruan drejtësinë“,- deklaroi Dritan Prifti.
Reagimi i Dritan Priftit erdhi pas deklaratës së avokatëve mbrojtës së Ilir Metës, të cilët theksuan se Prifti ka shpifur në pretendimet e tij për një takim të mundshëm midis përfaqësuesve ligjor të Metës dhe tre ekpertëve shqiptarë të video-përgjimit Meta-Prifti, një ditë para se Gjykata e Lartë të jepte vendimin mbi cështjen, ndërkohë që kanë akuzuar Priftin se po ndërmerr një komplot politik ndaj ish kryetarit të tij.
(e.m/BalkanWeb)