Akuzat e Malajt amp Co Rama kunder te gjitheve Liria ne PS per ata qe punojne per lirine

Ligji i plehrave kreu socialist vazhdon mbeshtetjen ndaj Topit Do te kerkojme referendum popullor
Pas akuzave te riperseritura nga nje pjese e mire e deputeteve socialiste te cilet kohet e fundit jane shprehur per nje mungese demokracie ne Partine Socialiste te drejtuar nga Edi Rama dje ky i fundit iu kunderpergjigj ketyre reagimeve duke i hedhur poshte ato dhe duke kembengulur ne politikeberjen aktuale e cila sipas tij eshte plotesisht ne standardet e kerkuara. Duke iu referuar zgjedhjeve te delegateve per te cilat nga vete drejtuesit e PS-se ne rrethe por edhe nga deputete socialiste pati akuza per manipulime kryesocialisti theksoi dje ne mbledhjen e grupit parlamentar te PS-se se procesi i zgjedhjeve brenda kesaj force sipas tij ishte sipas standardeve demokratike. Te gjithe delegatet e kongresit te ri te Partise Socialiste te sapozgjedhur permes nje procesi demokratik qe perben nje shembull pjesemarrjeje e gjitheperfshirjeje te cilin askush tjeter se jep dot pervec nesh do ta marrin ne dore qe perpara projektin e ri se bashku me te gjitha materialet e punes se kongresit. Ne kete kontekst Rama hodhi poshte akuzat e fundit si nga deputeti socialist Arben Malaj e po ashtu nga nje pjese tjeter e deputeteve te selise roze per mungese demokracie e lirie ne PS duke u shprehur se liria ne Partine Socialiste punon per te gjithe ata qe duan te punojne per lirine e te gjitheve.
Kundershtia e PS-se per ligjin e plehrave
Kreu i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi dje ne mbledhjen e grupit parlamentar te selise roze se opozita do te kerkoje mundesine e nje referendumi popullor per ligjin e plehrave. Per kryesocialistin kthimi mbrapsht i ketij ligji nga ana e Presidentit te Republikes ishte i drejte pasi sipas tij vendi yne nuk mund te marre plehra nga jashte kur nuk perpunon dot te vetat. Presidenti i Republikes sic e dime e ka kthyer mbrapsht ligjin e plehrave. Pikerisht per faktin rreqethes se lejon importin e plehrave nga jashte. Ne e kemi kundershtuar fort kete ligj sic kundershtojme me force idene ogurzeze se Shqiperia mund te marre plehra nga jashte ne kushtet kur nuk pastron dhe as perpunon dot plehrat e saj. Ska asnje dyshim se me tu ulur ne tryezen e qeverise ligji i pare qe ne do te fshijme nga kapica e ligjeve mbeturina te interesave te paligjshme te oborrit te Saliut do te jete ky ligj antikombetar antidemokratik madje antinjerezor. Le te eksplorojme pa humbur kohe mundesine e nje referendumi popullor dhe per kete Blendi Klosi i cili eshte marre imtesisht me projektin te konsultohet me komisionet perkatese e te beje nje draft-propozim per diskutim - pohoi Rama. Me tej ne fjalen e tij para deputeteve socialiste kreu i PS-se rinenvizoi domosdoshmerine sipas tij per te vazhduar perpjekjet e opozites ne nismen e saj per heqjen e TVSH-se per produktet baze. Te vazhdojme te ngreme fort zerin per heqjen e 20 te cmimit te bukes vezeve qumeshtit duke hequr TVSH-ne per to. Ta ngreme zerin fort per heqjen e TVSH-se per keto produkte dhe po ashtu per reduktimin e TVSH-se se energjise. Saliu u ka premtuar qytetareve 6 TVSH per energjine dhe ua ka bere 20. Ne mendojme se shifra 6 eshte e mundur dhe e domosdoshme per ta lehtesuar barren e rende te fatures se energjise mbi cdo familje - tha ai. Po ashtu lideri i opozites pohoi se programi i ri politik i hartuar nga nje grup i ngritur nga Rama qe pas zhvillimit te Asamblese te fundit Kombetare eshte ne perfundim e sipas tij ai do te jete nje alternative e re qe do ti jape mundesine PS-se per te fituar ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kam kenaqesine me kete rast tju bej me dije se fale angazhimit disamujor te grupit te punes per programin e ri politik te Partise Socialiste qe do tia paraqesim shqiptareve permes Kongresit te 5 nentorit dhe fale kontributit te te gjitha berthamave te punes qe u moren seriozisht me aspektet themelore te programit jemi ne perfundim te projektit qe percakton qarte qofte rrugetimin tone drejt fitores se zgjedhjeve - deklaroi kreu i PS-se Edi Rama.
Ndoka Do te iki nga Rama pres ftese nga TopiKreu i Partise Demokristiane Nard Ndoka deklaroi dje se do te largohet nga koalicioni i opozites me ne krye Edi Ramen duke pohuar se do te bashkohet me partine e re qe pritet te krijoje Presidenti i vendit Bamir Topi pas perfundimit te mandatit te tij. Kryedemokristiani theksoi ne prononcimin e tij per TV Planet se nese Topi do te krijoje nje parti te re kjo nisme do te jete e mirepritur nga partia qe Ndoka drejton. Pa diskutim qe zoti Topi do te kete mbeshtetjen dhe bashkepunimin tone te metejshem ne politiken shqiptare. Ne realisht mund te jemi ne opozite por jemi parti e qendres se djathte ndaj dhe programi yne politik do te jete shume prane asaj qe do te perfaqesoje zoti Topi ne politike. Sot eshte ende heret per te folur per nje gje te tille sepse Presidenti Topi eshte ne detyren e tij institucionale. Por ne e mirepresim nje iniciative te tille - tha Ndoka. Ndersa ne lidhje me akuzat e dy diteve me pare te ardhura nga deputeti socialist Erion Brace i cili deklaroi se aleatet PS-se jane thjesht pazarxhinj kreu i PDK-se iu kunderpergjigj duke theksuar se deputeti i selise roze duhet ta kerkoje problemin brenda partise se tij. Ne asnje rast nuk ka ndodhur qe keshilltaret e PDK-se te shiten apo te blihen sic kane ndodhur ne Partine Socialiste dhe ky eshte nje problem i PS-se. Nje fenomen qe meriton vemendje qe mazhoranca po blen gjithcka. Ky eshte nje fenomen qe duhet te shqetesoje dhe vete zotin Brace qe ka dhe nje mandat politik dhe nje mundesi me teper per ti ngritur keto probleme ne formen dhe per te gjetur zgjidhjen sesa duke u marr me aleatet e vecante te cilet kane nje peshe shume te ulet ne kete problem - pohoi kreu i PDK-se.